Senatorët përpilojnë listë me dështimet e rektorit të UP-së

Anëtarët e Senatit të Universitetit të Prishtinës e kanë përgatitur «dhuratë» për Këshillin Drejtues të këtij institucioni, i cili, mbledhjen e parë me përbërje të re do ta ketë të hënën (sot).




Një pjesë e madhe e anëtarëve të Senatit të UP-së kanë nënshkruar një letër, drejtuar Këshillit Drejtues, në të cilën në emër të rifunksionalizimit të Universitetit, janë shkruar dymbëdhjetë çështje, në të cilat, menaxhmenti i UP-së përshkruhet se ka dështuar t’i zgjidhë.

«Kohës Ditore» i është konfirmuar se në këtë letër, menaxhmenti i UP-së, në krye me rektorin Ramadan Zejnullahu është fajësuar për bllokimin e punës së Universitetit. Aty, ndër të tjera, thuhet se rektori ka dyshuar të mbajë deri në fund disa mbledhje me radhë të Senatit të UP-së. Pastaj, se ai është përgjegjës që është bllokuar zgjedhja dhe rizgjedhja e stafit akademik të Universitetit, pastaj se menaxhmenti ka dështuar të funksionalizojë punën në Bibliotekën Qendrore Universitare, etj, shkruan sot «Koha Ditore».

Me anë të kësaj letre, sipas burimeve të gazetës, kërkohet që KD-ja të ndërmarrë urgjentisht hapa përmes të cilëve «Universiteti do t’i kthehej normalitetit».