Selimi: Asnjë masë më shumë se detektorët nuk do të lejojmë

Përfaqësuesit e grupeve parlamentare të Kuvendit të Kosovës kanë folur mbrëmë në emisionin Interaktiv në KTV, një natë para seancës së Kuvendit të Kosovës.




Rexhep Selimi nga Vetëvendosja ka thënë se nuk do të ketë sot seancë normale në Kuvendin e Kosovës.

«Arroganca e kryeministrit Mustafa po na shtyn neve të mendojmë që ai nuk ka luajtur nga qëndrimet e tij», tha Selimi, transmeton Koha.net.

Selimi foli për kontrollin e detajuar të deputetëve në hyrje të Kuvendit, transmeton Koha.net.

«Unë kam zbatuar gjithmonë rregullat e Kuvendit, ka detektorë dhe nuk do t’i bindem masave represive për të më kontrolluar më shumë se sa janë ato në Kuvend», tha