Sejdiu akuzon Stavilecin se po pengon funksionalizimin e “Prishtina Parking”

Shumë trotuare në Prishtinë po ngushtohen, për ta liruar një pjesë për parkingje, raporton 038 i KTV-së.

Përveç tyre, Komuna e Prishtinës ka intervenuar edhe në pjesë të tjera për ta funksionalizuar ndërmarrjen ‘Prishtina Parking’.

Por, që nga viti i kaluar, qeveritarët e pushtetit lokal thonë se janë në pritje të atyre qendrorë për ta jetësuar projektin. Vetë ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, nuk është përgjigjur në akuzat e Sejdiut.

Ministria që ai e drejton, nëpërmjet postës elektronike, ka thënë se këto janë çështje procedurale që nuk varen nga vullneti i subjekteve politike, përcjell koha.net. Por, për Asociacionin e Komunave të Kosovës, qeveria po bazohet në diçka që nuk është miratuar ende, dhe si e tillë është kundërligjore.

Problemin e Prishtinës me Qeverinë e kanë edhe Prizreni, Gjilani e Ferizaj.

Megjithatë, Komuna ka në plan të vazhdojë me projektin në bazë të një rregulloreje të miratuar në kohën e Ismet Beqirit, me të cilën mund të vjelë të hyra nga parkingjet.