Se harruar kemi

Ka ndonjë prej nesh që di të dashurojë?
Le të dalë,
të ecë drejt detit,
të këndojë,
nga valët vajza do të bulojnë
jo veç për atë që këndon,
po për të gjithë ne
dhe të gjithë do të mësojmë sërish të dashurojmë
si të mos kishim ditur asnjëherë,
si të kishim harruar.

Se harruar kemi.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU