SBB i mbyll zyrat turistike




SBB-ja u jep fund rezervimeve të fluturimeve, pushimeve në banja apo udhëtimeve me anije në sportelet e saja në stacionet e trenit, njofton Tages Anzeiger.

Kjo bëhet e njohur në një komunikatë për mediat të vet koncernit SBB. Nga këto ndryshime nuk preken shërbimet e tjera si udhëtimet herurudhore kombëtare dhe ndërkombëtare, shëtitjet në grupe, apo këmbimet valutore dhe shërbimet e Western Union-it. Mbyllja e shërbimeve të përmendura më sipër bëhet në fund të 2015-tës.

Tërhjeqja nga shërbimet turistike bëhet për aryse të zvogëlimit prej vitesh të vëllimit të punës në këtë dimenzion dhe rritjes së rezervimeve përmes internetit. Vazhdimi i këtij shërbimi, sipas koncernit, do të zhvillohej me humbje. Ndërkaq 80 punëtorët e këtij sektori do të sistemohen në veprimtari të tjera të SBB-së dhe nuk do të ketë largime nga puna.

Përshëndetja nga biznesi i turizmit bëhet pas përpjekjeve për ta mbajtur atë aktiv pëmes ofertave të ndryshme, ka njoftuar SBB. Për ta mbajtur këtë biznes në këmbë duhen investime të mëdha, pa ndonjë garanci për një bilac pozitiv.

Sa u përket rezevimeve në zyrat e SBB-së për udhëtime me kthim brenda 2015-tës, ato do të mbahen. Klientët do të njoftohen personalisht dhe mund të marrin informacione për këto ndryshime në zyrën e tyre lokale të SBB-së. Ndërkohë që deri në fund të këtij viti mund të bëhen ende rezervime për pushime me datë kthimi deri në fund të dhjetorit 2015.

Udhëtime përmes hekurudhës të kombinuara me buajtje nëpër hotele mund të bëhen edhe më tutje përmes internetit. Vetëm në sportel mund të rezervohen oferta të kombinuara hekurudhore për ekskursione ditore. Këtu bëjnë pjesë biletat për transport hekurudhor në kombinim me vizita në kopshin zoologjik, ose biletat ditore për në terrenet e skijimit.

Në afat të mesëm, SBB-ja nuk do ta reduktojë aq shumë numrin e shërbimeve në sportele, edhe pse trendi i rritjes vetshërbimit po vazhdon, dhe momentalisht 75 për qind e biletave nxirren në automatë dhe përmes internetit. / ksSBB-ja u jep fund rezervimeve të fluturimeve, pushimeve në banja apo udhëtimeve me anije në sportelet e saja në stacionet e trenit, njofton Tages Anzeiger.

Kjo bëhet e njohur në një komunikatë për mediat të vet koncernit SBB. Nga këto ndryshime nuk preken shërbimet e tjera si udhëtimet herurudhore kombëtare dhe ndërkombëtare, shëtitjet në grupe, apo këmbimet valutore dhe shërbimet e Western Union-it. Mbyllja e shërbimeve të përmendura më sipër bëhet në fund të 2015-tës.

Tërhjeqja nga shërbimet turistike bëhet për aryse të zvogëlimit prej vitesh të vëllimit të punës në këtë dimenzion dhe rritjes së rezervimeve përmes internetit. Vazhdimi i këtij shërbimi, sipas koncernit, do të zhvillohej me humbje. Ndërkaq 80 punëtorët e këtij sektori do të sistemohen në veprimtari të tjera të SBB-së dhe nuk do të ketë largime nga puna.

Përshëndetja nga biznesi i turizmit bëhet pas përpjekjeve për ta mbajtur atë aktiv pëmes ofertave të ndryshme, ka njoftuar SBB. Për ta mbajtur këtë biznes në këmbë duhen investime të mëdha, pa ndonjë garanci për një bilac pozitiv.

Sa u përket rezevimeve në zyrat e SBB-së për udhëtime me kthim brenda 2015-tës, ato do të mbahen. Klientët do të njoftohen personalisht dhe mund të marrin informacione për këto ndryshime në zyrën e tyre lokale të SBB-së. Ndërkohë që deri në fund të këtij viti mund të bëhen ende rezervime për pushime me datë kthimi deri në fund të dhjetorit 2015.

Udhëtime përmes hekurudhës të kombinuara me buajtje nëpër hotele mund të bëhen edhe më tutje përmes internetit. Vetëm në sportel mund të rezervohen oferta të kombinuara hekurudhore për ekskursione ditore. Këtu bëjnë pjesë biletat për transport hekurudhor në kombinim me vizita në kopshin zoologjik, ose biletat ditore për në terrenet e skijimit.

Në afat të mesëm, SBB-ja nuk do ta reduktojë aq shumë numrin e shërbimeve në sportele, edhe pse trendi i rritjes vetshërbimit po vazhdon, dhe momentalisht 75 për qind e biletave nxirren në automatë dhe përmes internetit. / ks