Sanksionohet me ligj mosngritja e pagave

Harrojeni rritjen e pagave në përqindje dyshifrore, pas mandatit aktual qeverisës.




Ato do të mund të lëvizin vetëm proporcionalisht me rritjen e bruto produktit të brendshëm (GDP), e që në vitet e fundit në Kosovë nuk ka kaluar lartësinë e 2-4 për qind, shkruan sot Koha Ditore.

Është kjo një politikë qeveritare që do të sanksionohet me Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë.

Në funksion të saj janë sponsorizuar të premten ndryshime të këtij ligji. Sanksionimi i mosngritjes së pagës është arsyetuar me obligimet që ka Kosova nga një marrëveshje të cilën e ka lidhur me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Avdullah Hoti, ministër i Financave, i ka arsyetuar ndryshimet.