Sami Lushtaku arrestohet në Prishtinë

Sami Lushtaku është arrestuar të martën pasdite në Prishtinë, pak kohë pasi që ishte sjellë në Qendrën Klinike Universitare për trajtim. U kishte humbur gardianëve që e kishin sjellë nga Qendra Klinike Universitare.




Por Policia e EULEX-it, që po i vëzhgonte lëvizjet e Lushtakut tash e disa muaj, e ka arrestuar atë jashtë ambienteve spitalore, ndërkohë që gardianët nuk dinin gjë për të, shkruan sot «Koha Ditore».

Lushtaku është dërguar të martën në Gjykatën Themelore në veri të Mitrovicës, për shkak të thyerjes së rregullave të burgut. Kërkesa për këtë seancë është bërë nga Prokuroria.