Salihu kërkon ndihmë për librin që pret ta bëjë me shtëpi

Në rreth 200 faqe libër do të shpalosen të arriturat, sakrificat, sfidat dhe vuajtjet e legjendës së boksit të Kosovës, Aziz Salihu.

Libri që për synim ka të tregojë se kush është vërtet gjiganti i ringut, është gati në përfundim, por sipas protagonistit Salihu dhe autorit Cenë Pushkolli, duhet edhe një shtysë për të parë dritën. Kërkohet ndihmë financiare, transmeton Koha.net.

Autori Pushkolli, pos sukseseve të Salihut, ka mbledhur edhe shumë deklarata nga personalitetet të ndryshme sportive dhe publike të Kosovës.

«Është një kënaqësi të shkruhet një libër për mua, për të ditur se kush është në të vërtetë Aziz Salihu. Shumë personalitete kanë folur për të arriturat e mia. Njerëzit mezi po presin të shohin këtë libër, sidomos në diasporë. Është kënaqësi të lexoj deklaratat që janë dhënë për emrin tim. Disa i kam harruar, por të tjerët m’i kanë kujtuar. Ka pasur edhe të atillë që për shkak të xhelozisë nuk kanë dhënë deklarata. Megjithatë kjo është e kuptueshme. Të gjithë e dinë se çfarë kam bërë unë për sportin e Kosovës. Të gjitha këto janë në këtë libër», ka thënë Salihu.

Fituesi i medaljes së bronztë olimpike më 1984, vlerëson se libri që pritet të shtypet në tirazh prej 10 mijë copësh, do ta bëjë atë të pavdekshëm për gjenerata të tëra.

«Pres edhe ndihma të ndryshme për të sponsorizuar këtë libër dhe të dalë në shitje. Ky libër ka vlerë të madhe. Unë do të vazhdoj të punoj për sportin e Kosovës», ka theksuar Salihu.