Sa shënim duhet të mbajnë mjekët për pacientët?

Gjyqi federal kërkon nga mjekët që trajtimin e pacientëve ta dokumentojnë për aq sa është e domosdoshme nga ana medicinale. Kështu janë më mirë të mbrojtur nga akuzat për dëme të caktuara.

Kohëve të fundit Gjyqi Federal ka qenë i angazhuar me një rast gjyqësor të dëmtimit që lidhet me një ngjarje të para 22 vjetëve, raporton NZZ. Një grua gjatë lindjes kishte pësuar një plasaritje të nënvetes, e cila kishte shpënë në komplikacione të tjera. Gruaja në 2005-ën e ka paditur gjinikologun për lëndime e pakujdesi dhe ka dalë në të drejtë në Gjyqin e Qarkut të Cyrihut, pastaj edhe në Gjyqin e Lartë. Sipas tyre, mjeku tani duhet t’i paguajë asaj një dëmshpërblim prej 60’000 frangave. Drejtësia e Crihut është nisur nga ajo se gjinikologu është dashur ta kontrollojë zonjën komplet pas lindjes, por ka dështuar ta bëjë këtë. Gjykatësit thirren në faktin që mjeku nuk ka shënime për një trajtim të tillë.

Gjyqi Federal tani e rrëzon këtë vendim. Ai vlerëson ankesën e mjkut dhe me këtë e forcon pozitën e tyre në procese dëtimi. Sipas Gjyqit, parimisht është çështje e pacientëve që të tërhjekin vëmendjen për ndonjë gabim në tratim. Ai precizon në vendimin e tij që mjeku është i obliguar të mbajë shënim trajtimin e një pacienti vetëm për aq sa është e domosdoshme nga këndvështrimi mjekësor dhe sikurse duhet të bëhet zakonisht. Nga mungesa e shënimeve nuk mund të konkludohet që mjeku nuk i ka kushtuar rëndësi një trajtimi të diskutueshëm. Ai nuk është i obliguar të sigurojë fakte, të cilat shkojnë përtej shënimeve të domosdoshme për një trajtim. Në trajtimin e ashtuquajtur rektal të gruas fjala qenkësh për një procedurë të zakonshme, dokumentimi i së cilës në vitin 1993 nuk ka qenë i kërkuar. Domethënë, Gjyqi i Lartë i Cyrihut nuk është dashur konstatojë që kontrolli nuk ka ndodhur vetëm për faktin se ai nuk është dokumentuar. ks