Sa përgjohet në Zvicër?




Nga raporti i Shoqërisë Digjitale Zvicër del se Gjeneva vëzhgon më së shumti në Zvicër. Në përgjithsi, në Zvicrën Perëndimore janë më të prirur për vëzhgime.

Raporti vjetor i Shoqërisë Digjitale Zvicër ka dalë të tënën. Në total, në 2014-tën është vëzhguar për dhjetë për qind më pak se në 2013-tën, por nga viti 1999 vëshgimi është intensifikuar.

Në 2014-tën Federata dhe kantonet kanë zvilluar 14’484 masa vëzhguese, ndër të tjera përgjime telefonash, përcaktime të vendndodhjes përmes telefonit mobil etj. Në 32.5 për qind të rasteve këto masa janë ndërmarrë për arsye deliktesh droge, raporton NZZ. Vëzhgime bëhen edhe për delikte dhune, aso seksuale dhe delikte financiare. Nga raporti del se rastet e kriminalitetit pedofilik përbëjnë vetëm 0.5 për qind të vëzhgimeve, kurse ato të terrorizmit – 0.8 për qind.

Ajo që bie në sy është se Gjeneva prinë me vëzhgime. Në Bern ka pasur 5.5 vëzhgime në 10’000 banorë, në Cyrih rreth 11; në Gjenevë ky numër shkon në rreth 40 vëzhgime për 10’000 banorë.

Në Zvicër po diskutohet prej pesë vitesh për ndryshimin e Ligjit për Vëzhgim. Delimat që mbizotërojnë janë ajo se në çfarë mase ka të drejtë t’i vëzhgojë shteti përdoruesit e internetit? Në çfarë mënyrë mund ta bëjë atë? Një temë e nxehtë është ajo e ruajtjes së materialeve të regjistruara dhe aplikimi i të ashtuquajturve ‹trojanë të shtetit›. Gjithmonë ekziston frika nga mundësia e shpërdorimeve. / ksNga raporti i Shoqërisë Digjitale Zvicër del se Gjeneva vëzhgon më së shumti në Zvicër. Në përgjithsi, në Zvicrën Perëndimore janë më të prirur për vëzhgime.

Raporti vjetor i Shoqërisë Digjitale Zvicër ka dalë të tënën. Në total, në 2014-tën është vëzhguar për dhjetë për qind më pak se në 2013-tën, por nga viti 1999 vëshgimi është intensifikuar.

Në 2014-tën Federata dhe kantonet kanë zvilluar 14’484 masa vëzhguese, ndër të tjera përgjime telefonash, përcaktime të vendndodhjes përmes telefonit mobil etj. Në 32.5 për qind të rasteve këto masa janë ndërmarrë për arsye deliktesh droge, raporton NZZ. Vëzhgime bëhen edhe për delikte dhune, aso seksuale dhe delikte financiare. Nga raporti del se rastet e kriminalitetit pedofilik përbëjnë vetëm 0.5 për qind të vëzhgimeve, kurse ato të terrorizmit – 0.8 për qind.

Ajo që bie në sy është se Gjeneva prinë me vëzhgime. Në Bern ka pasur 5.5 vëzhgime në 10’000 banorë, në Cyrih rreth 11; në Gjenevë ky numër shkon në rreth 40 vëzhgime për 10’000 banorë.

Në Zvicër po diskutohet prej pesë vitesh për ndryshimin e Ligjit për Vëzhgim. Delimat që mbizotërojnë janë ajo se në çfarë mase ka të drejtë t’i vëzhgojë shteti përdoruesit e internetit? Në çfarë mënyrë mund ta bëjë atë? Një temë e nxehtë është ajo e ruajtjes së materialeve të regjistruara dhe aplikimi i të ashtuquajturve ‹trojanë të shtetit›. Gjithmonë ekziston frika nga mundësia e shpërdorimeve. / ks