Sa para japin partitë zvicerane në fushatën zgjedhore?

Fushata e këtyre zgjedhjeve në Zvicër do të jetë ndoshta më e shtrenjtë se ajo e SHBA-ve. Sigurisht llogaritur për kokë banori. Por a është më e shtrenjtë se ajo në viset shqiptare?

Partia Socialdemokrate, SP-ja investon 1’346’000 frnga në fushatën zgjedhore. Kjo është, në fakt, partia e parë që buxhetin e saj zgjedhor e ka publikuar në detaje onlajn. Mungon vetëm deklarimi i donatorëve, transmeton Tages Anzeiger. Një gjë për të cilën sistemi zviceran është thumbuar nga organizata ndërkombëtare, sepse partitë nuk janë të obliguara ta bëjnë një gjë të tillë.

Publiciteti zgjedhor – numri i afisheve ose i pllakateve, analistët i shpie te konkluzioni që të dhënat për fushatën zgjedhore këtë vit do të jenë për 25 për qind më të larta se sa ato në zgjedhjet e fundit, para katër vitesh. Para së gjithash ndërmarrja e specializuar me zhvillimin e fushatave «MediaFocus» e pohon këtë.

Rreth 90 për qind e të dhënave në fushatë vijnë nga Partia Liberale, FDP-ja dhe Partia Popullore, SVP-ja. Kjo e fundit thuhet e filloi fushatën para kohe dhe i trefishoi investimet në krahasim me fushatën e fundit. Kampanja paraprake është më e rëndësishme se kurrë, ka theksuar udhëheqësi i fushatës së kësaj partie.

«MediaFocus» ka shpallur shifrat e saja për fushatën e sivjeme nga prilli në korrik të 2015-tës. Sipas saj, SVP ka investuar 1’732’788 franga, ndërsa në 2011-tën ishin 548’799 franga. FDP-ja ka dhënë 1’084’078 franga sivjet dhe 889’283 në 2011-tën. CVP, Partia Demokristiane Popullore sivjet ka investuar 145’893 franga, ndërsa në vitin 2011 – 841’067 franga. Partia e dytë e madhe e Zvicrës, SP-ja, në muajt prill-korrik të këtij viti ka investuar 70’790 franga, ndërkaq në fushatën e para katër viteve kishte shpenzuar 127’902 franga. Në fund vijnë të gjelbërtit me 52’780 franga sivjet dhe 37’372 franga në 2011-tën.

Llogaritur për kokë banori, partitë në Zvicër në fushatën zgjedhore po japin ndoshta më shumë para se në SHBA, ka deklaruar një politolog nga Universiteti i Lozanës. «Kjo fushatë mund të bëhet më shtrenjta e të gjitha kohërave». Mbetet të shihet nëse të dhënat më të larta shpiejnë edhe në një sukses më të madh zgjedhor. ks