Sa kushtojnë kolonat e automjeteve në vit?

Përllogaritjet e reja tregojnë që çfarë dëmi financiar mund të shkaktojnë pengesat në trafik. Gjithsesi, automjetet e rënda të transportit nuk e përbëjnë pjesën më të madhe të tyre.

Foto: mervas / Shutterstock.com

1,6 miliardë franga në vit është kostoja financiare që shkaktojnë kolonat në trafik. Kështu e transmeton Tages Anzeiger Entin Federal për Zhvillim Hapsinor dhe Entin Federal të Rrugëve. Pjesën më të madhe të kësaj vlere, 70 për qind, e përbën e ashtuquajtura kosto e kohës së kolonës. Dhe këtu është fjala për kostot që kushtëzohen nga humbja e kohës, e cila iu krijohet pjësemarrësve në trafik për shkak të kolonës. Kjo ka shkuar nga 950 milionë franga në vitin 2009 në 1,25 miliardë franga në vitin 2014. Këtu pjesa më e madhe nuk vie nga mjetet e rënda të transportit.

Ndërkohë po rritet edhe kostoja e kohës së kolonës e shkaktuar nga kamionët. Më 2009 ajo shkonte në 300 milionë franga, më 2014 ajo arrin 421 milionë franga. Shkaku gjindet te orët e kohës së kolonës, me të cilat nënkuptohet koha e kumuluar e humbur e të prekurve nga kolona. Më 2009 shuma e këtyre orëve shkonte në 23 milionë orë, më 2014 u bënë 29 milionë orë.

Orët e automjeteve rezultojnë nga numri i orëve vjetore me kolonë në Zvicër dhe numri i automjeteve të përfshira në të. Në krahasim me numrin e pastër të orëve, ato tregojnë edhe numrin e shfrytëzuesve të prekur nga kolona. Numri i tyre po rritet për çdo vit, sigurisht sepse po rritet edhe kohëzgjatja e kolonave. Numri vjetor i orëve me kolonë nga 2008-ta deri më 2014 është rritur nga 10’000 në 21’000. Praktikisht ai ka shkuar në mëse dyfishin e tyre.

Përgjegjës për kosoton e kolonave në vit në Zvicër janë edhe faktorë të tjerë. Duke qenë se mënyra e ngarjes në kolonë nuk është aq eficiente sikurse në trafik të rrjedhshëm, krijohen edhe kosto të energjisë dhe të përdorimit. Më 2010 këto shkonin në 105 milionë franga. Harxhimi i energjisë më të madhe në kolonë shpie edhe në editimin më të lartë të gazrave të dëmshëm dhe në kosto ambientale, e cila përcaktohet në 30 milionë franga. Pastaj vijnë e kostot e aksidenteve në kolona që kapin 329 milionë franga. Bashkë me kosoton kohore, kostoja totale e kolonave në vitin 2010 shkonte në 1’6 miliardë franga. ks