«Sa është tepër?»

Konfederata të premten ka lansuar fushatën e saj të re për parandalimin e alkoholit. Në fokus të saj nuk është paralajmërimi, sa çështja se «kur është tepër?». Raporton NZZ, duke u thirrur në Agjencinë Zvicerane të Lajmeve – sda.

Enti Federal për Shëndetësi i përgjigjet interesimit të shumicës së njerëzve në atë se çfarë mund të bëjnë ata për të ngelur shëndosh. Fushata synon të nxisë secilin të shqyrtojë konsumin e alkoholit.

Kureshtarët dhe të prekurit përgjigjet në këto pyetje do t’i gjejnë në faqen www.alcohol-facts.ch. Një lloj kuizi iu përgjigjet shumicës së pyetjeve dhe shërben si një portë për në informacione të tjera.

Çdo i pesti e tepron

Sipas Entit Federal për Shëndetësi në vitin 2013 çdo i pesti person mbi 15 vjeç në Zvicër ka konsumuar alkohol në mënyrë të rrezikshme. Në numra absolut kjo shifër i bie rreth 1’524’000 veta. Ata kanë pirë ose tepër ose shpesh. Në mënyrë të rrezikshme te burrat don të thotë – nga ndonjëherë mbi pesë gota verë ose birrë, apo katër gota verë ose birrë në ditë.

Për të mos hyrë në kategorinë e pirjes së rrezikshme, gratë guxojnë të pinë në mënyrë epizodike më pak se katër gota verë ose birrë. Rrezikshëm në mënyrë kronike te gratë vlejnë dy e më shumë gota në ditë.

Në dosjen e fushatës së re tematizohen përveç rrezikut të aksidentit edhe potenciali për lëndime të dhunshme, sepse pirja mund të shpiejë në sjellje të rrezikshme. Te burrat 15 deri 47 vjeç llogaritet se çdo i dhjeti rast vdekjeje lidhet me konsumin e alkoholit.

Alkoholi shkakton kancer

Tek të rinjtë dhe të rinjtë e rritur rastet e vdekjes nga alkoholi kanë të bëjnë me lëndime, te mosha e mesme e rritur – me sëmundje të traktit të tretjes dhe tek të moshuarit lidhen me kancerin. Te gratë vlerësohet se rreth katër për qind e rasteve me kancer në gji shpjegohen me konsumin e alkoholit.

Enti për Shëndetësi i thekson këto numra, ngase në një anketim të vitit të kaluar kishte rezultuar që shkaktimi i kancerit nga alkoholi ishte shumë pak i njohur. Sigurisht që rreziqet ndryshojnë varësisht nga personi, rrethanat e pirjes, mosha dhe gjendja shëndetësore.

Dy ditë në javë pa alkohol

Rekomandohet që burrat e shëndoshë të mjaftohen me jo më shumë se dy gota në ditë, maksimumi tre. Gratë duhet të kufizohen në një deri dy gota. Duhet të mbahen, së paku, dy ditë pa alkohol. Fëmijët ndër 16 vjeç nuk duhet të pinë alkohol, tër rinjtë e rritur – rrallë dhe pak.

Të moshuarit duhet që konsumin e alkoholit t’ia përshtasin gjendjes shëndetësore dhe të jenë më të kujdesshëm. «Për shkak se me moshën zvogëlohet sasia e ujit në trup, alkoholi shpërndahet në më pak lëngje, rritet sasia e alkoholit në gjak, prandaj njerëzit e moshuar edhe janë më të ndishëm ndaj alkoholit.»

Krahasimi me vendet fqinje tregon që në Zvicër konsumohet qartazi më shumë alkhol se në Itali dhe diçka më tepër se në Austri. Në Francë dhe në Gjermani pihet më shumë se në Zvicër. / ks

Foto: Fahredin SPAHIJA