Sa e mërzitshme është nata në qytetin e vogël

Miroslav Krlezha.



Gratë kalojnë dhe bartin fshehtësitë dhe krenaritë e tyre,
Ndërsa njerëzit si sorrat mbi degë kërretin nga kafeneja.

Sa mjerim dhe mërzi është të jetohet në një qytet të vogël,
Në përhimë qetë përhitet, në pikëllim e keqja mbillet.

Aty zvarriten intrigat e trasha dhe borxhet i përpijnë shpirtrat,
Jetës i shuhen rrathët në moçalin e zymtë të brengës.

Kokat e lyrshme janë të rënda nga vera dhe kafeja,
Thundrat e pajtonit ushtojnë, çdo gjë ka marrë fund dhe gjithçka është pirë.

Përktheu: Enver ROBELLI