Sa e dobishme është pasaporta e kuqe?

Pasaporta zvicerane pronarit të saj i hap shumë dyer në botë. Por, sipas një studimi, shtetësi të tjera kanë më shumë avantazhe. Cilat janë pasaportat më të vlefshme?

Foto: Arnaldo Jr / Shutterstock.com

Sipas një studimi, gjermanët qëndrojnë më mirë edhe në çështje të shtetësisë. «Quality-of-Nationality-Index» tregon që paraporta gjermane është më e vlefshmja në botë. Zvicra vjen në vendin e tetë – pas Austrisë, Francës dhe vendeve skandinave. SHBA-të vijnë në vendin e 28-të, kurse Kina radhitet në vendin e 60-të të Indeksit të Cilësisë së Nacionalitetit. Në vendin e fundit është Republika Demokratike e Kongos.

Indeksi e mat vlefshmërinë ekonomike të 161 shtetësive dhe është hartuar me autorizimin e Henley & Partners, transmetin Neue Zürcher Zeitung. Kjo ndërmarrje iu ofron shërbimet e veta  të pasurve nga e gjithë bota, të cilët dëshirojnë të marrin një shtetësi tjetër. Njëkohësisht firma i këshillon edhe shtetet, si për shembull Maltën. Ky vend iu ofron shtetësinë e saj të huajve që investojnë 1,2 milionë euro në vend. Biznesi me shtetësinë po rritet, vazhdon media. Me këtë në participimin në një komunitet politik po etablohet një logjikë tregu.

Rejtingun në indeks e përcaktojnë më së shumti indikatorët e lirisë së vendosjes dhe të udhëtimit të një vendi, si dhe mundësia për të punuar në një vend tjetër. 40 për qind të statusit të një shtetësie e përcaktojnë indikatorët e brendshëm – fuqia ekonomike, stadi i zhvillimit të një vendi dhe stabiliteti politik. Nga ky këndvështrim Gjermania prej pesë vitesh në majë të listës, por Danimarka i qëndron asaj shumë afër.

Ndërkaq vlera e pasaportës zvicerane në të njëjtin hark kohor – pesë vitete e fundit – nuk ka ndryshuar. Kjo mund të ndryshojë, për shembull, me liberalizimin e lirisë së udhëtimit. Një efekt negativ në të tërën kanë kufizimet në Lirinë e Lëvizjes.

Nganjëherë lëkundjet e vlerave të rejtingut në krahasim me një vit më parë janë të papërfillshme. Një lëvizje më e madhe do të mund të pritej në rastin e një Brexiti. Kështu, pasaporta britanike në rast të daljes së Britanisë së Madhe nga Unioni Europian nga vendi i 11-të do të binte në të 30-tin. ks