Rusia vazhdon me shkeljen e hapësirës ajrore të Turqisë

Turqia thërriti për herë të dytë ambasadorin rus pas një tjetër shkeljeje të hapësirave të saj ajrore nga aeroplanë rus, raporton KTV.




Zyrtarët rusë kanë thënë se shkelja e hapësirave ajrore turke ditën e shtunë ndodhi vetëm për disa sekonda, ndërsa nuk ka pasur asnjë reagim rreth incidentit të dytë.

«Forcat e armatosura turke janë të udhëzuar në mënyrë të qartë. Edhe në qoftë se është një zog, do të zbulohet», ka thënë kryeministri turk Ahmet Davutoglu, transmeton Koha.net.

Megjithatë, Davutoglu minimizoi mundësinë e një «krize Turqi-Rusi», duke thënë se kanalet mes dy vendeve mbetën të hapura. Më herët, zyrtarë të lartë të NATO-s paralajmëruan Rusinë që të shmangë çdo kalim mbi hapësirën ajrore turke, teksa Moska ka zgjeruar sulmet e saj në mbështetje të Assadit.