Rusia nis fushatën bombarduese ajrore në Siri

Rusia me sa duket ka nisur fushatën e sulmeve ajrore në Siri në përkrahje të presidentit Bashar al-Assad, ka thënë një zyrtar amerikan i Mbrojtjes.




Zyrtari, sipas BBC-së, ka thënë se sulmet kanë ndodhur në zonën e qytetit perëndimor Homs.

Washingtoni është informuara paraprakisht se këto sulme do të ndodhin, transmeton Koha.net.

Zhvillimet e fundit erdhën në kohën kur u raportua se presidenti Assad kishte kërkuar zyrtarisht mbështetjen ushtarake të Rusisë.

Raportet nga Rusia thonë se Dhoma e Lartë e parlamentit rus i ka dhënë leje presidentit Vladimir Putin që të nis fushatën ajrore në Siri.

Lufta civile në Siri është duke u zhvilluar tash e katër vjet, ku grupet e armatosura – disa nga ta ismalistë, përfshi edhe grupin e Shtetit Islamik (IS) – po luftojnë për të rrëzuar qeverinë.