RTK-ja pagoi 15 mijë euro për të transmetuar miqësoren e Kosovës me Guinean

Televizioni Publik i Kosovës pagoi 15 mijë euro për transmetimin e ndeshjes në mes të përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Guineas në futboll, e cila zhvillohet të shtunën në orën 15:00.




Mjetet i shkojnë Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila ka të drejtën për dhënie të të drejtave të transmetimit të ndeshjeve miqësore në futboll, raporton Koha.net.

«Departamenti i Sportit këtu në RTK, për nevojat programore kërkon që të lidhet kontrata për blerjen e të drejtave për transmetimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare në futboll ndërmjet përfaqësueses së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Guinea EK. Në bazë të ofertës pjesa financiare është në lartësi prej: 15,000 €, për ndeshjet sipas draft kontratës së bashkangjitur dhe detaleve të tjera të pagesës dhe të drejtave të transmetimit të cekura në draft kontratë», thuhet në arsyetimin e dhënies së kontratës.