Rrugëtimi i nisur në stadiumin plot u mbyll qetë në Prevallë

Derisa autobusi që po bartte lojtarët ecte ngadalë rrugëve të Mitrovicës, udhëtarët e tij, të pëlqyerit e rinj të tifozëve të Kosovës, shikonin të çuditur. Disa bënin foto, ndonjë bënte ndonjë xhirim përmes telefonit. Shumica vetëm shikonin me habi dhe të qetë lumin e madh të njerëzve që i ishin drejtuar stadiumit gjigant buzë lumit Ibër në Mitrovicë.

Autobusi mezi ecte, kolona e veturave ishte e gjatë dhe kishte ngushtuar edhe më shumë rrugët jo aq të gjëra të qytetit të minatorëve. Shumë adhurues të lojës së futbollit i ishin drejtuar në këmbë stadiumit “Adem Jashari”, në pamundësi që të afroheshin me vetura, shkruan sot Koha Ditore.

Kishte adhurues të lojës mes portave të ardhur nga të gjitha qytetet e Kosovës. Kishte edhe nga Shqipëria e Maqedonia, siç kishte edhe nga vendet evropiane si Anglia, Gjermania, Zvicra, Austria e të tjera.

Ashtu siç pritej, stadiumi “Adem Jashari” me kapacitet prej afro 20 mijë vendeve, ishte tepër i vogël për të zënë të gjithë të interesuarit për të parë ndeshjen e Kosovës. Stadiumi u mbush dy orë para se të niste ndeshja me Haitin. Nuk kishte rëndësi që kundërshtari i Kosovës ishte një vend për të cilin shumë pak njerëz kishin dëgjuar më parë e që për futboll nuk ka emër fare. Tifozët ishin të interesuar të shikonin yjet e Kosovës, lojtarë të ardhur nga shumë vende evropiane.

Ajo ndeshje, e luajtur më 5 mars të vitit të kaluar, duket shumë e largët tashmë. Ndonëse ka kaluar vetëm një vit e gjysmë, rrugëtimi i përfaqësueses së Kosovës ishte aq i vështirë saqë tani lojtarët e njëjtë vijnë e kthehen në vendet e tyre, gati në heshtje. Nuk ka më numër të madh të tifozëve që i drejtohen stadiumit. Nuk ka më tifozë që shkojnë te hoteli i përfaqësueses për t’u dhënë zemër lojtarëve para ndeshjes. Nuk ka as ndeshje.