Rrugët që presin asfalt tash e tre vjet




Shumë rrugë në Prishtinë do të duhej të ishin në gjendje normale një vit më parë, por ujësjellësi rajonal «Prishtina» tash e tre vjet nuk po mund të mbarojë punën e nisur për ndërrim të rrjetit të ujit, si bazë për fabrikën e ujit në Shkabaj.

Për qytetarët, që kanë folur për 038 të KTV-së, kjo gjendje është e padurueshme.

Zyrtarët komunalë thanë që ujësjellësi “Prishtina”, nuk i është përmbajtur planit, të cilin e kishte dorëzuar në komunë.

Si pasojë e kësaj, komuna ka kërkuar një plan të ri, me të cilin ujësjellësi obligohet të tregojë saktë se kur do të përfundojnë punimet.

Ndryshe, komunarët kanë thënë se do ta tërheqin lejen e punës për kompanitë e kontraktuara nga ujësjellësi dhe do t’i rregullojnë rrugët vetë.

E, në ujësjellës i pranojnë vonesat duke premtuar përfundimin e punëve.
Zabërgja, vonesën e punimeve e ka arsyetuar me qarkullimin e madh të automjeteve nëpër rrugët ku ata punuan.