Rrugët në Zvicër: «Vetëm në ajër më sigurt»

Del raporti lidhur me aksidentet në trafik në Zvicër për vitin 2014. Numri viktimave pothuajse nuk ka qenë kurrë më i vogël, transmeton «Der Bund».

Në rrugët e Zvicrës, në 2014-tën kanë humbur jetën 243 veta, ndërsa 21’500 kanë përsuar lëndime. Në trafikun hekurudhor janë regjistruar 28 të vdekur dhe 79 të lënduar, kurse në aksidente me teleferik ka pasur 3 të vdekur dhe 5 të palgosur. Në aksidente të fluturimeve civile, vitin e kaluar kanë gjetur vdekjen 2 persona, 10 janë lënduar. Në fakt, janë shënuar edhe 14 incidente, të cilat kanë mundur të shpiejnë në aksidente të fluturimeve, transmeton media. Lajmi i mirë është se që nga viti 1960, kur ka filluar të mbahet evidencë, nuk ka pasur kurrë më pak viktima në trafikun ajror. Burimi i këtyre të dhënave është Enti Federal i Statustikave.

Në trafikun ujor, në vitin 2014 nuk ka patur asnjë aksident me të vdekur. Në atë rrugor numri i vdekjeve ka rënë për 10 për qind. Nga 1940-ta, përveç 1945-sës, nuk janë shënuar kurrë më pak viktima në rrugë se në 2014-tën. Kulminacionin e vdekjeve në trafik e ka viti 1971 me 30’000 aksidente dhe 1’770 jetë të humbura. Në 1945 ndërkaq kanë qenë 211 raste vdekjeje në trafik. Edhe në trafikun hekurudhor numri i viktinave është duke u zvogëluar. Ndërkohë që raporti vëren se këtu bëhet fjalë kryesisht për punëtorë të hekurudhës ose «persona të tretë». Vetëm dy nga viktimat kanë qenë pasagjerë. Në statistikë nuk janë përfshirë vetvrasjet. ks