Rruga e vështirë e Kosovës për t’u etabluar si vend pushimi

Kosova spikat me një peisazh verbues malor. Alpinistët e shijojnë sidomos natyrën e mrekullueshme. Arealet pjesërisht të virgjëra të krijojnë një ndjenjë të ngadalësimit. Në shumë vende të Kosovës është qetësi dhe prehje.

Pamje nga Prizreni. Foto: Scott Biales / Shutterstock



Daullet e publicitetit për pushime të vendit të trazuar nga krizat po bien ngadalë. Ndonëse ia vlen vërtet ta zbulosh këtë vend të magjishëm. Rajone misterioze joshin me ekskursione avantureske, njerëzit janë mikpritës dhe kuzhina ofron ca specialitete befasuese.

Zor se është transmormuar ndonjë vend tjetër kaq fort në këto vitet e fundit. Tema e këtij artikulli është se cilat llojshmëri mundësishë paraqiten për turistë qejfli nëse marrin inciativën dhe ia mësyejnë këtij vendi unik.

Ngadalë por qëndrueshëm në Kosovë po zhvillohet një infrastrukturë e sigurtë

Përpra se turistë të panumërt ta vizitojnë një nacion, ai duhet të ketë njëfarë infrastrukture. Partnerë të rëndësishëm për ngritjen e turizmit në një degë të suksesshme të ekonomisë ndër të tjera janë: investitorët, linjat ajrore, zinxhirët e hotelerik, agjencionet e udhëtimeve.

Ndër të tjera, në Kosovë angazhohet Shoqëria për Bashkëpunim Ndërkombëtar, GIZ, për një zhvillim të vazhdueshëm ekonomik. Në shenjë mirënjohjeje për merita të jashtëzakonshme në luftë dhe për ta shtyrë shpalosjen ndërkombëtare të vendit, kosovarët i kanë emëruar disa rrugë të rëndësishme me emra amerikanësh të njohur.

Lidhja e Sojevës me bazën amerikane Bonsteel sot quhet «Beau Biden», me emrin e djalit të vdekur të ish-zëvendëspresidentit amerikan. Edhe Bill Clintoni dhe dy pararendësit e tij George W. Bush dhe Woodrow Wilson ua kanë dhënë emrat e tyre segmenteve rrugore të Kosovës.

Zbulimi i ngadalësisë të qenies në malet pitoreske të Kosovës

Kosova spikat me një peisazh verbues malor. Alpinistët e shijojnë sidomos natyrën e mrekullueshme. Arealet pjesërisht të virgjëra të krijojnë një ndjenjë prekëse të ngadalësimit. Në shumë vende të Kosovës është qetësi dhe prehje.

Edhe pse lufta ka shkaktuar disa shkatërrime, turistët në vend gjejnë manastire impozante e madhështore dhe qyteza e fshatra idilike. Në disa vende të duket se koha ka ngelur në vend.

Në qytetet e rirestauruara, si Prishtina dhe Prizreni, sundon një përditshmëri më turbulente. Të rinj janë jo vetëm imazhet e qyteteve. Banorët e tyre janë gjithashtu kryesisht të rinj, çka metropolit ambicioz i jep një përshtypje dinamike.

Gjithnjë e më shumë bare, hotele, restorane hapen dhe ofrojnë inventarin më modern dhe konfor. Sidomos në Prizren vizitorët e shijojnë sharmin dhe flerin oriental, i cili është ruajtur nga ish Perandoria Osmane.

Ta shohësh bujqësinë funksionale dhe të thjeshtë në Kosovë

Disa kosovarë akoma sot punojnë si bujq. Në total, më shumë se gjysma e sipërfaqes tokësore shfrytëzohet për qëllime bujqësore. Në Kosvë njerëzit mbjellin. Sa i përket rritjes së shtazëve, peisazhin e Kosovës e përbëjnë lopët, delet, derrat dhe madje buajt. Për më tepër në vend jetojnë kafshë të panumërta të egra, ndër ta edhe arinj.

Një udhëtim në Kosovë mund të jetë në çdo stinë tërheqës. Natyra përbëhet para së gjithash nga shkurret e gjelbëtra «Macchie». Shkurret gjetheforta rriten dendur në një gjatësi deri në tri metra. Shkorret kërojnë një tokë të caktuar të njomë, prandaj edhe rriten në zona ujore, mesdhetare.

Hstoria ka sjellë në Kosovë shumë gjuhë

Në Kosovë vazhdojnë të jetojnë disa popullata bashkë. Për një marrëveshje dhe komunikim të papenguar në vend ndihmojnë njohuri të njërës ose disa prej gjuhëve vijuese: shqip, serbisht, turqisht, boshnjakisht dhe romanisht.

Popullatat e ndryshme, secila në mënyrën e vet ka kontribuuar në pamjen dhe në arkitekturën e veçantë të Kosovës. Njëlloj të diferencuara, sikurse gjuhët, janë edhe adetet e grupeve të veçanta. Të njëjta i kanë dasmat e mëdha dhe dehëse, në të cilat mblidhet e gjithë familja, madje e gjithë fqinjësia për disa ditë për ta festuar sebepin e gëzuar që kanë.

Të udhëtosh urtësisht në Kosovën e paqësuar

Edhe pse ndërkohë nuk ka më rrezik direkt lufte në Kosovë, turistët duhet të lëvizin me kujdes në vend. Gjendja e qetë, por e tensionuar në veri të Kosovës mund të preket nga përleshjet e dhunshme apo sulmet e veçanta. Ministria e Jashtme rekomandon që të shmangen grumbullimet e masave të njerëzve. Kush ndërmerr një udhëtim individual në Kosovë, duhet të udhëhiqet dhe shoqërohet atje nga persona që e njohin vendin. Informata të vlefshme mbi situatën aktuale jep radioja lokale.

Në shtetin më të ri të Evropës pushuesit mund të paguajnë pa problem me euro. Kosova vërtet nuk është pjesë e eurozonës, megjithatë demokracia e re e përdor euron si monedhë zyrtare. Demokracia funksionon në mënyrë parlamentare. Në fillim të vitit 2008 Kosova e ka shpallur pavarësisnë nga Serbia. Deri më tani, pavarësinë e Kosovës nuk e kanë njohur të gjitha vendet. Një udhëtimi kureshtar në një prej viseve më të bukura të Evropës kjo rrethanë nuk duhet t’i prishë punë. Shtrirja gjeografike në jug të Gadishullit Ballkanik e përcakton klimën e moderuar kontinentale. Në verë temperaturat ngjiten nganjëherë në mbi 30 gradë Celcius. Muajt e dimrit shpesh janë skajshmërisht të ftohta dhe me shumë borë.

(http://www.huffingtonpost.de/julia-birkenbauer/der-steinerne-weg-des-kos_b_13950390.html)