Rruga e mbathjeve të brendshme

Në qytetin e Cyrihut ngjeshen gjithnjë e më shumë dyqane që shesin të njëjtat gjëra. Ndryshe nga metropolet tjera në botë, pas kësaj nuk qëndron ndonjë strategji, por qiratë e larta për dyqanet dhe rastësia – vëren Tages Anzeiger.

Prej disa disa javësh, Strehgasse-s në Cyrih i është shtuar edhe një dyqan që ndjell klientët me veshje të brendshme – Wolford. Me këtë në një segment rrugor, për të cilin të duhen vetëm disa minuta në këmbë, janë bërë dhjetë dyqane që shesin të brendshme grashë. Koncentrimi i kaq shumë dyqaneve nga e njëjta branshë, në vende të tjera është shumë i përhapur. A po instalohen këto koloni edhe në Cyrih? – pyet Tages Anzeiger. «Jo», i përgjigjet kësaj për medien eksperti i imobilieve Urs Küng. Për modele të tilla Cyrihut i mungon thjesht madhësia. Këto koloni, sipas tij, ngriten më shumë rastësisht se sa nga një startegji e menduar. Për shkak se qiratë në Bahnhofstrasse janë shumë të larta, këto dyqane dynden në rrugë anësore të saj. Këtë pohim, për gazetën, e konfirmojnë edhe tregtarët e veshjeve të brendshme.

Por, jo vetëm për shkak të qirave të larta në rrugën më të njohur të Cyrihut është krijuar një koloni e dyqaneve të orëve. Në Bahnhofstrasse tregtojnë 32 dyqane orësh dhe aksesorësh. Një shitës orësh në këtë rrugë, në një prononcim për Tages Anzeiger, shprehet skeptik nëse kjo ngjeshje vërtet tërhjek më shumë klientë. Sipas tij, me këtë «torta nuk bëhet më e madhe». Por ka edhe ekonomistë që këto koloni tregtare të të njëjtës branshë i sheh si nxitëse për biznesin.

Dyndja e tregtarëve të veturave përgjatë Badener- dhe Zürcherstrasse është rritur me kalimin e dekadave. Eksperti i planifikimit Ken Steif, citon gazeta, ka shkruar që blerësit e makinave janë të gatshëm të përshkojnë një rugë më të gjatë për të blerë një veturë. Prandaj kolonitë e tregtarëve të automjeteve bëjnë kuptim.

Përreth stacionit të trenit në Stadelhofen është krijuar një deng me dyqane çokollatash. Sprüngli, Vollenweider dhe Läderach qëndrojnë fare pranë njëri-tjetrit. Për njërin prej tyre, konkurrentët e rinj bien edhe gjëra të mira. Konkurrenca mund të ketë ndikim pozitiv në biznesin e njërit. / ks

Foto: Kujtim SHABANI