Rruga «Afrim Zhitia» bëhet njëdrejtimëshe – zgjidhet çështja e parkingut




Me vendim të Komunës së Prishtinës, rruga «Afrim Zhitia» është bërë njëdrejtimëshe.

 

Kësisoj, banorët tash e tutje, njërin kah të rrugës mund ta shfrytëzojnë për parkimin e veturave, shkruan sot Koha Ditore.

Prej disa vjetësh, këta banorë po përballen me mungesën e parkingjeve në lagjen e tyre. Nga viti 2004 ata kanë dërguar letra të shumta në Komunën e Prishtinës për zgjidhjen e atij problemi. Ndërkaq, pas aksioneve të shumta të policisë në muajin që shkoi dhe konfiskimeve të shpeshta të veturave, më në fund komuna ka ndërmarrë hapa për këtë çështje.

Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës Xhevdet Pozhari, ka thënë se Drejtoria e Shërbimeve Publike në këtë mënyrë po shqyrton mundësi të reja parkingu.