Rrogat në Zvicër – rriten edhe në 2015-tën

Vitin e kaluar, në Zvicër, është fituar në të gjitha branshat më shumë se vitet e mëparshme. Ndërmjet branshave ka megjithatë dallime të mëdha, vërejnë mediat zvicerane. Pagat parashihen të rriten edhe këtë vit. Ky trend pritet të ndalojë në 2016-tën.

Pagat në Zvicër janë rritur ngjashëm fuqishëm, sikurse në pesë vitet e kaluara – ka njoftuar të enjten Enti Federal i Statistikave. Realisht dhe nominalisht, në 2014-tën është regjistruar një rritje rroge prej 0,8 për qind.

Vendimet për rritjen e pagave për vitin 2014 janë marrë në fund të 2013-tës. Kjo ishte një periudhë e rehabilitimit të konjunkturës ekonomike në botë dhe situatës së mirë ekonomike në Zvicër. Ajo lejoi parashikime të mira edhe për 2014-tën. Marrëveshja për rritjen efektive të rrogave në kuadër të Kontratës Kolektive të Punës shkonte gjithashtu në 0,8 për qind.

Në branshën e industrisë, vitin e kaluar, rrogat u rritën në të gjithë Zvicrën për 0,9 për qind – diçka më tepër se dy vitet paraprake. Rritjet më të larta janë shënuar në sektorët e prodhimit të gumës dhe materialeve plastike si dhe produkteve të tjera jometalike me 1,8 për qind.

Sipas Entit të Statistikave, mbi mesateren janë rritur pagat edhe në idustritë e prodhimit të aparaturave të përpunimit të të dhënave, prodhimeve elektronike, optike, metalike dhe orëve. Nën mesataren rritja e pagave ishte në sektorin e ndërtimit, në fushën e përftimit të gurit dhe tokës, të energjisë e furnizimit me ujë dhe asaj të prodhimit të drurit, letrës e produkeve të shtypit.

Në sektorin e shërbimeve rritja e rrogave ishte 0,7 për qind, vetëm për diçka më pak se në dy vitet paraprake. Në 2013-tën rritja kishte shënuar 0,8 për qind, ndërsa në 2012-tën – 0,9 për qind. Më shumtë rritje kanë pësuar rrogat në fushën e artit dhe rekreacionit me 2,5 për qind, si dhe në arsim me 1,6 për qind.

Më keq nga të gjithë janë ndarë shëndetësia dhe sistemi social me një rritje prej 0,1 për qind. Keq fare ka qenë trafiku dhe magazinat me minus 0,7 përqind, raporton Tages Anzeiger.

NZZ mëson se rrogat në Zvicër do të rriten edhe në 2015-tën. Hulumtimet parashikojnë një rritje deri në 1,8 përqind. Shkolla e Lartë Politeknike e Cyrihut, ETH, këtë vit llogarit me një rritje nominale prej mesatarisht 5 për qind. Realisht, për shkak të zhvillimeve negative të çmimeve dhe rënies së çmimit të naftës, ato mund të shkojnë në 1,3 për qind. Ky trend rritjeje mendohet të stagnojë në 2016-tën / ks

Foto: Kujtim SHABANI