Rrjeti elektrik djeg një shtëpi në Ferizaj

Një shtëpi në Ferizaj është kapluar nga zjarri, i cili dyshohet se është shkaktuar nga rrjeti elektrik.




Policia e Kosovës raporton se njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast është informuar edhe KEDS-i, ndërsa zjarrëfikësit kanë arritur të lokalizojnë zjarrin, transmeton Koha.net.

Nuk raportohet se ka të lënduar nga ky rast.