Rritja e çmimeve ndër vite

Çmimi i artikujve ushqimorë është rritur për 40 për qind në vitin 2014 krahasuar me vitin 2002, shkruan sot Koha Ditore.

Njëri prej artikujve që më së shumti është shtrenjtuar që nga viti 2002 është ai i bukës, i cili është rritur për rreth 70 për qind. Çmimi i mishit është më i lartë për 40 për qind në vitin 2014 krahasuar më atë të vitit 2002.

Çmimi i pemëve është rritur për 15 për qind, kurse sheqeri është shtrenjtuar për 40 për qind për periudhën 12-vjeçare. Edhe çmimi i kafes dhe çajit është shtrenjtuar për rreth 40 për qind.

Bazuar në të dhënat e ASK-së, çmimi i pijeve alkoolike dhe duhanit është rritur për 77 për qind, që nga viti 2002. Rryma, gazi dhe lëndët djegëse të gjitha së bashku janë shtrenjtuar për 26 për qind.

Një kilovat në vitin 2002 është paguar për vetëm 4 centë, kurse në vitin 2014 çmimi i kilovatit ka arritur në 6 centë, që i bie që çmimi i rrymës është shtrenjtuar për 50 për qind. Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave për indeksin e çmimeve të konsumit për periudhën 2002-2014 del që qytetarët me rritjen e të hyrave kanë orientuar ato në mallra të ndryshme.

Derisa në vitin 2002 kosovarët gjysmën e shpenzimeve totale i kanë bërë vetëm për ushqim, në vitin 2014 shpenzimet për ushqim kanë rënë në 35 për qind. Madje buka dhe drithërat në vitin 2014 përbëjnë vetëm rreth 0.74 për qind të totalit të shpenzimeve për konsum.

Mishi bën pjesë më shumë në tavolinën e konsumit me 0.79 për qind. Me një përqindje të përafërt bëjnë pjesë edhe qumështi, djathi dhe vezët. Edhe pijet joalkoolike (0.3 %), perimet (0.46 për qind) dhe pemët (0.25%) e përbëjnë edhe pjesën më të madhe të konsumit.