Rritet TVSH-ja e barnave

Dëshira për një sistem më të mirë e më të lehtë shëndetësor vështirë të realizohet.

Arsye për këtë është edhe ngritja e çmimeve të barnave, pasi ato do t’i nënshtrohen normës 8 %, raporton KTV.

Barnat, materiali harxhues, pajisjet ortopedike e kirurgjikale dhe ato dentare do të përfshihen në mallrat që i nënshtrohen normës 8 %.

Barra për gjithë këtë bie mbi supe të pacientëve, të cilët për vite me radhë u detyruan t’i blejnë barnat vetë.

ATK-ja thotë se vendimi që barnat t’i nënshtrohen tatimit është marrë në bashkëpunim me shoqatat e farmaceutikëve, pasi ndaj tyre do të zbatohet norma e tatimit të zbritshëm dhe për të stimuluar prodhuesit farmaceutikë të vendit.

Sidoqoftë kjo do të jetë goditje për qytetarët për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike.

KTV-ja ka provuar gjatë gjithë ditës të kontaktojë me zyrtarë të AKPM-së, por ata nuk kanë dhënë sqarime lidhur me këtë çështje, transmeton Koha.net.

Ndryshe, shumica e barnatoreve në vend nuk kanë regjistruar produktet e shitura për shkak të mungesës së arkës fiskale, të cilën kanë thënë ta kenë dërguar në servisim për të ndryshuar çmimoren.