Rritet numri i atyre me shtetësi dhe qëndrim të rregullt në Zvicër




Vitin e kaluar në Zvicër kanë fituar shtetësinë tre për qind më shumë njerëz se një vit më parë. Në 2013-ën shtetësinë zvicerane e morën 36’161 persona.

Nga raporti për migracionin i Entit Federal për Migracion, i publikuar rishtaz, del që një e treta këtyre personave shtetësinë e kanë fituar me procedurë të lehtësuar. Kjo rrugë zgjat rreth një vit e gjysëm. Shtetësia me procedurë të rregullt zgjat qartazi më shumë, raporton këto ditë NZZ.

Shumica e personave, për të cilët flitet në këto statistika, vijnë nga Italia, Gjermania, Kosova, Serbia, Franca, Portugalia dhe Turqia. Rritjen më të madhe kanë shënuar shtetasit francezë: plus 45 për qind.

Raporti jep informacione edhe për atë se sa raste të vështira kanë fituar lejen e rregullt të qëndrimit në Zvicër. Të tillë konsiderohen azilkërkuesit, të pranuarit përkohësisht dhe ata pa dokumenta. Raporti sugjeron që është rritur numri i të tri kategorive.

Në vitin 2013 lejen e rregullt të qëndrimit në Zvicër e fituan 148 azilkërkues, ndërsa një vit më parë ishin 144. Nga kategoria e të pranuarve të përkohshëm ishin 2’056 persona, ndërsa nga kontingjenti i atyre pa letra lejen e qëndrimit e fituan 280 persona. Një vit më herët ishin 1’674 përkatësisht 270 persona që përfituan këtë të drejtë. / ksVitin e kaluar në Zvicër kanë fituar shtetësinë tre për qind më shumë njerëz se një vit më parë. Në 2013-ën shtetësinë zvicerane e morën 36’161 persona.

Nga raporti për migracionin i Entit Federal për Migracion, i publikuar rishtaz, del që një e treta këtyre personave shtetësinë e kanë fituar me procedurë të lehtësuar. Kjo rrugë zgjat rreth një vit e gjysëm. Shtetësia me procedurë të rregullt zgjat qartazi më shumë, raporton këto ditë NZZ.

Shumica e personave, për të cilët flitet në këto statistika, vijnë nga Italia, Gjermania, Kosova, Serbia, Franca, Portugalia dhe Turqia. Rritjen më të madhe kanë shënuar shtetasit francezë: plus 45 për qind.

Raporti jep informacione edhe për atë se sa raste të vështira kanë fituar lejen e rregullt të qëndrimit në Zvicër. Të tillë konsiderohen azilkërkuesit, të pranuarit përkohësisht dhe ata pa dokumenta. Raporti sugjeron që është rritur numri i të tri kategorive.

Në vitin 2013 lejen e rregullt të qëndrimit në Zvicër e fituan 148 azilkërkues, ndërsa një vit më parë ishin 144. Nga kategoria e të pranuarve të përkohshëm ishin 2’056 persona, ndërsa nga kontingjenti i atyre pa letra lejen e qëndrimit e fituan 280 persona. Një vit më herët ishin 1’674 përkatësisht 270 persona që përfituan këtë të drejtë. / ks