Rritet numri i aksidenteve për çiklistët – shtigjet mbeten vetëm premtim

Një çiklist ka humbur jetën të mërkurën pas një aksidenti në Parkun e Gërmisë në kryeqytet.

Çiklisti Lorik Restelica, 25 vjeçar, është përfshirë në një aksident të dy veturave, me ç’rast nga plagët e marra ka humbur jetën. Ndërkaq policët e shtrirë në rrugën «Shpëtim Robaj», të cilët pas një aksidenti të ngjashëm i ka vënë Komuna, nuk po bëjnë punë në parandalimin e aksidenteve të tilla, shkruan sot Koha Ditore.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se njëri nga vozitësit e veturave është në paraburgim.

«Mbrëmë rreth orës 21:30, në rrugën ‘Shpëtim Robaj’ në Parkun e Gërmisë, një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar në një aksident, ku janë përfshirë 2 vetura. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në mënyrë që të identifikohen shkaktarët e vdekjes dhe po e presim raportin e obduksionit, ndërkaq me urdhër të prokurorit kujdestar njëri nga vozitësit është në paraburgim, rasti është nën hetime», ka deklaruar Borovci.