Rritet në 453 numri i pelegrinëve të vdekur në Mekë

[E plotësuar 13:32] - Së paku 453 persona që po merrnin pjesë në pelegrinazhin e haxhit kanë vdekur si pasojë e tollovisë dhe shtyrjeve të mëdha në qytetin Mina, afër Mekës.




Zyrtarët arabë kanë bërë të ditur se 719 persona janë të lënduar në incidentin që ndodhi derisa pelegrinët po hidhnin gurë në shtyllën që përfaqëson djallin.