Rritet ndjeshëm numri i azilkërkusve në Zvicër

Prej pesë muajsh, për herë të parë rritet numri i azilkërkuesve në Zvicër. Në maj kanë aplikuar 1'885 veta për azil, që i bie 137 persona më tepër se në prill.

Foto: Hadrian / Shutterstock.com

Është moti i mirë, i cili e nxit kalimin e njerëzve përmes Mesdheut për në Itali. Kjo reflekton edhe në Zvicër. Numri i azilkërkuesve në maj, në krahasim me prillin, është rritur për 8 për qind, e transmeton «20 Minunten» Entin Federal të Statistikave. Megjithatë, rritja është me e ulët se ajo në vitin e kaluar, kur shkonte në 60 për qind.

Grupin më të madh të azilkërkuesve në maj e përbënin shtetasit e Eritreas – 294 veta, pastaj vjen Somalia me 235 azilkërkues; pasojnë Afganisatani, Nigeria dhe Sri Lanka. Në fillim të majit, në Zvicër kishin arritur 34 nga 1’500 refugjatët e parë në kuadër të programit të UE-së për rishpërndarje. Shumica e tye ishin nga Siria dhe Eritrea.

Sipas Sekretariatit për Emigracion, në maj janë trajtuar 2’500 aplikacione të azilit në instancë të parë. 483 e kanë fituar azilin, 523 janë pranuar përkohësisht; 630 aplikime nuk janë konsideruar, sepse personat kishin aplikuar për azil në një vend tjetër të Marrëveshjes së Dablinit. Për 975 azilkërkues Zvicra e ka kontaktuar një vend tjetër të Dablinit për pranim, 384 veta madje ishin transferuar në një shtet të tillë. Dmth. 830 persona e kanë lëshuar Zvicrën në mënyrë të kontrolluar.

Në anën tjetër, për 291 azilkërkues në maj ishte kontaktuar Zvicra nga ndonjë shtet tjetër i Dablinit për pranim. Janë transferuar në Zvicër 30 veta. ks