Rriten rrogat për shumicën e punëtorëve në Zvicër

Për vitin e ardhshëm shumica e firmave zvicerane planifikojnë rritje rrogash. Si gjithmonë, nga kjo nuk do të përfitojnë të gjithë.

Në fakt gjithçka flet kundër rritjes së rrogave – franga është e fortë, ndërsa Zvicra vetëm për pak i iku recesionit. Megjithatë, shumica e firmave zvicrerane kanë vendosur që në vitin e ardhshëm t’ua rrisin rrogat punëtorëve, i transmeton «20 Minuten» rezultatet e një anketimi me shefa të personelit. Rreth 30 për qind e firmave planifikojnë një rritje prej 0,5 për qind të rrogave. 30 për qind të tjerë deklarojnë një rritje prej 0,5 deri 1 për qind. Rreth çereku i ndërmarrjeve të anketuara janë gati për një rritje prej 1 deri 2 për qind të rrogës. Në përgjithësi, janë 82 për qind e firmave të cilat kanë deklaruar një rritje pagash. Ndërkaq Traivailsuisse kërkon që rritja vitin e ardhëm të shkojë nga 0,5 deri 1,5 për qind.

Rritja ndërkaq parashihet të varet nga sektori i punës. Në sektorin e shërbimeve, ajo llogaritet të jetë 0,5 deri 1,5 për qind, në firmat e industrisë ndërkaq 0 deri 0,5 për qind. Rritjen më të lartë të pagave do ta shënojë industria farmaceutike. 67 për qind e shefave të personelit në këtë branshë kanë premtuar një rritje prej 1,5 për qind. 17 për qind e tyre madje kanë premtuar në rritje pagash prej 2,5 për qind. Pak a shumë të lumtur do të dalin edhe të punësuarit në sektorin e transportit dhe ata nëpër shoqata – deri 1,5 rritje rroge. Mirë do të ndahen edhe të punësuarit në sistemin shëndetësor, ata në administratën publike, në sektorin e financave dhe në teknologjinë e informacionit. Një ndër faktorët që e kushtëzon rritjen e rrogave është shtrenjtimi, i cili sipas Sekretariatit Shtetëror për Ekonomi do të shkojë në 0,3 për qind. Kështu në rast të një rritje rroge prej 0,5 për qind – rritja reale e saj është 0,2 për qind.

Zero do të dalin sektori i mediave dhe telekomunikacionit, industria kimike, hoteleria dhe tregëtia e madhe dhe e imët. Në këto sektorë, 40 për qind e shefave të personelit kanë deklaruar se nuk do të ketë rritje të pagës. Në total rritje rrogash për të gjithë do të ketë vetëm në pakicën e firmave, vetëm çereku i firmave do t’i ngrisë rrogat për të gjithë punëtorët. Do të vazhdojë avazi me rritje individuale të rrogës. Në fushën e mediave dhe telekomunikimit rrogat përshtaten vetëm në mënyrë individuale. ks