Rrihen për shkak të deleve, arrestohen katër persona

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur se ka arrestuar katër burra në Suharekë, të cilët janë rrahur ndërmjet vete.

PK raporton se rrahja ka ndodhur pas mosmarrëveshjes rreth disa deleve, transmeton Koha.net.

Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje.