Rreziqet që sheh Shërbimi Informativ Zviceran




Koha e zvenitjes së konflikteve ndërshtetërore në Europë ka mbaruar, konstaton Agjensisa Zvicerane e Lajmeve. Shërbimi Informativ raporton për gjendjen e sigurisë dhe kërcënimet e saj.

Xhihadizmi radikal, kriza e Ukrainës si dhe gjendja në Afrikën Veriore dhe në Lindjen e Meseme nuk e lënë indiferent Shërbimin Informativ Zviceran. Shefi saj, Markus Seiler, konstaton: Gjendja e rrezikshmërisë në Zvicër ngelet e lartë.

Ekszistojnë sinjale që edhe Zvicra mund të binte preh e terroristëve, është shprehur shefi i Shërbimit Informativ për mediat në Bernë. Atij i shkaktojnë kokëçarje sidomos të kthyerit nga xhihadi dhe njerëz që radikalizohen nga mediat sociale. Rreth 60 xhihadistë të tillë, ndër këta 40 të këthyer nga Siria, i janë të njohur Shërbimit Informativ. Mirëpo, nuk dihet sa atë ashtuquajtur xhihadistë «të fjetur» ka, është shprehur ai.

Rrezik konkret

Nuk është se Zvicra është në fokus të grupimeve xhihadiste, raporton agjensioni i lajmeve, por ajo mbetet pjesë e hapësirës së rrezikuar europiane, duke iu referuar raportit të Shërbimit Informativ për 2015-tën. Sidomos të rrezikshëm llogariten grupet e vogla dhe veprimtarë të veçantë.

«Kemi një kërcënim abstrakt, por rreziku i një sulmi terrorist në Zvicër mund të bëhet real», e citon raporti ministrin e mbrojtjes Ueli Maurer. Dhe, sipas tij, rreziku mund të zvogëlohet vetëm në aleancë me të prekur të tjerë.

Me rëndësi çmohen posaçërisht myslimanët. Sipas raportit, ata luajnë një rol të rëndësishëm në indentifikimin me kohë të radikalizimeve dhe evitimin e tyre. Përveç kësaj, vazhdon raporti, duhet inkurajuar islami i iluminuar.

Kriza e Ukrainës

Gjendja e sigurisë politike të Zvicrës është bërë më e ndërlikuar, ka thënë Maurer. Një merak për Qeverinë e Zvicrës paraqet gjendja e brishtë në Ukrainë. Rreziku i shtrirjes së këtij konflikti, në raportin e Agjensisë Zvicerane të Lajmeve, paraqitet si një skenar realist. Megjithatë ministri nuk dëshiron të përhapë fantazmën e një lufte.

Konflikti i Ukrainës, konsideron raporti i Shërbimit Informativ, është shprehje e një etape të re të një konflikti të rrënjosur historikisht Lindje-Perëndim. Me këtë, era e zvenitjes së konflikteve ndërshtetërore ka mbaruar. «Gjendja është e pakalkulueshme», ka thënë Maurer.

Po kthehet spiunazhi

Nga këndvështrimi i Shërbimit Informativ, një shqetësim paraqet ushtrimi i shërbimit të ndaluar të informimit. Mësimet nga afera Snowden nuk e kanë humbur akoma vlefshmërinë e tyre, është shprehur Maurer, edhe pse deri më tani nuk kanë dalur sulme konkrete kundër Zvicrës.

Edhe sot e kësaj dite në Zvicër ushtrohet spiunazh kundër interesave ekonomike, politike dhe ushtarake të vendit. Këtë ministri e sqaron me standardet teknologjike, me rangun shkencor dhe financiar si dhe me faktin që Zvicra është rezidenca e shumë organizatave ndërkombëtare.

Prej një kohe, konstaton raporti medial, është shtensionuar gjendja e ekstremizmit të djathtë dhe të majtë. Ndonëse raporti i Shërbimit Informativ konstaton se edhe më tej ka një potencial rreziku në këto skena. Kjo situatë në vitet e kaluara është qetësuar dhe nuk e rrezikon shtetin.

Më shumë resurse

Sido që të jetë Shërbimi Informativ nuk ngelet pa punë, është shprehur shefi i tij. Sipas tij, duhet vendosur prioritete, duhet kërkuar me caqe dhe jo përkorë. Ai ka tematizuar edhe resurset modeste të institucionit të tij.

Para pak kohësh është bërë e njohur sa persona angazhon Shërbimi Informativ Zviceran. 266 personat me orar të plotë, sipas ministrit Maurer, janë shumë pak në krahasim me vendet e tjera. «Ne po luajmë në një ligë tjetër», citohet ai.

Momentalisht po shqyrtohet rritja e numrit të të angazhuarve në Shërbimin Informativ. Kërkohet shtimi i resurseve me 80 persona të tjerë, ka pohuar Maurer. Kjo rritje për Parlamentin është e diskutueshme. Ndërsa Delegacioni i Kontrollit të Punës e miraton këtë, Komisionet Financiare të të dy dhomave të Parlamentit janë kundnër. / ksKoha e zvenitjes së konflikteve ndërshtetërore në Europë ka mbaruar, konstaton Agjensisa Zvicerane e Lajmeve. Shërbimi Informativ raporton për gjendjen e sigurisë dhe kërcënimet e saj.

Xhihadizmi radikal, kriza e Ukrainës si dhe gjendja në Afrikën Veriore dhe në Lindjen e Meseme nuk e lënë indiferent Shërbimin Informativ Zviceran. Shefi saj, Markus Seiler, konstaton: Gjendja e rrezikshmërisë në Zvicër ngelet e lartë.

Ekszistojnë sinjale që edhe Zvicra mund të binte preh e terroristëve, është shprehur shefi i Shërbimit Informativ për mediat në Bernë. Atij i shkaktojnë kokëçarje sidomos të kthyerit nga xhihadi dhe njerëz që radikalizohen nga mediat sociale. Rreth 60 xhihadistë të tillë, ndër këta 40 të këthyer nga Siria, i janë të njohur Shërbimit Informativ. Mirëpo, nuk dihet sa atë ashtuquajtur xhihadistë «të fjetur» ka, është shprehur ai.

Rrezik konkret

Nuk është se Zvicra është në fokus të grupimeve xhihadiste, raporton agjensioni i lajmeve, por ajo mbetet pjesë e hapësirës së rrezikuar europiane, duke iu referuar raportit të Shërbimit Informativ për 2015-tën. Sidomos të rrezikshëm llogariten grupet e vogla dhe veprimtarë të veçantë.

«Kemi një kërcënim abstrakt, por rreziku i një sulmi terrorist në Zvicër mund të bëhet real», e citon raporti ministrin e mbrojtjes Ueli Maurer. Dhe, sipas tij, rreziku mund të zvogëlohet vetëm në aleancë me të prekur të tjerë.

Me rëndësi çmohen posaçërisht myslimanët. Sipas raportit, ata luajnë një rol të rëndësishëm në indentifikimin me kohë të radikalizimeve dhe evitimin e tyre. Përveç kësaj, vazhdon raporti, duhet inkurajuar islami i iluminuar.

Kriza e Ukrainës

Gjendja e sigurisë politike të Zvicrës është bërë më e ndërlikuar, ka thënë Maurer. Një merak për Qeverinë e Zvicrës paraqet gjendja e brishtë në Ukrainë. Rreziku i shtrirjes së këtij konflikti, në raportin e Agjensisë Zvicerane të Lajmeve, paraqitet si një skenar realist. Megjithatë ministri nuk dëshiron të përhapë fantazmën e një lufte.

Konflikti i Ukrainës, konsideron raporti i Shërbimit Informativ, është shprehje e një etape të re të një konflikti të rrënjosur historikisht Lindje-Perëndim. Me këtë, era e zvenitjes së konflikteve ndërshtetërore ka mbaruar. «Gjendja është e pakalkulueshme», ka thënë Maurer.

Po kthehet spiunazhi

Nga këndvështrimi i Shërbimit Informativ, një shqetësim paraqet ushtrimi i shërbimit të ndaluar të informimit. Mësimet nga afera Snowden nuk e kanë humbur akoma vlefshmërinë e tyre, është shprehur Maurer, edhe pse deri më tani nuk kanë dalur sulme konkrete kundër Zvicrës.

Edhe sot e kësaj dite në Zvicër ushtrohet spiunazh kundër interesave ekonomike, politike dhe ushtarake të vendit. Këtë ministri e sqaron me standardet teknologjike, me rangun shkencor dhe financiar si dhe me faktin që Zvicra është rezidenca e shumë organizatave ndërkombëtare.

Prej një kohe, konstaton raporti medial, është shtensionuar gjendja e ekstremizmit të djathtë dhe të majtë. Ndonëse raporti i Shërbimit Informativ konstaton se edhe më tej ka një potencial rreziku në këto skena. Kjo situatë në vitet e kaluara është qetësuar dhe nuk e rrezikon shtetin.

Më shumë resurse

Sido që të jetë Shërbimi Informativ nuk ngelet pa punë, është shprehur shefi i tij. Sipas tij, duhet vendosur prioritete, duhet kërkuar me caqe dhe jo përkorë. Ai ka tematizuar edhe resurset modeste të institucionit të tij.

Para pak kohësh është bërë e njohur sa persona angazhon Shërbimi Informativ Zviceran. 266 personat me orar të plotë, sipas ministrit Maurer, janë shumë pak në krahasim me vendet e tjera. «Ne po luajmë në një ligë tjetër», citohet ai.

Momentalisht po shqyrtohet rritja e numrit të të angazhuarve në Shërbimin Informativ. Kërkohet shtimi i resurseve me 80 persona të tjerë, ka pohuar Maurer. Kjo rritje për Parlamentin është e diskutueshme. Ndërsa Delegacioni i Kontrollit të Punës e miraton këtë, Komisionet Financiare të të dy dhomave të Parlamentit janë kundnër. / ks