Rreth 30 për qind e zviceranëve e shijojnë punën

Ky është rezultati i një studimi reprezentativ me 1030 persona në Zvicër lidhur me shprehitë e tyre. Ekspertët e punës shtojnë diçka.

Zviceranët i adhurojnë ushqimin e mirë dhe pushimet. Këto janë dy emrat nga lista e gjërave se çfarë shijojnë ata, të cilat kanë marrë përgjigjet më të shpeshta. Por, edhe përgjigjet tjera të anketimit nuk janë më pak interesante. Pothuajse çdo i treti zviceran e shijon punën që ka, dhe kjo përsëritet aq më shpesh, sa më i moshuar dhe i shkolluar të jetë i anketuari. Ekspertët këtë e shohin si një sukses: «Gjyshërit tanë thonin që puna duhet të jetë e mundimshme dhe nuk guxon të bëjë kënaqësi», e citon «20 Minuten» psikologun e ekonomisë Christian Fichter. Në vorbullën e ndryshimeve shoqërore është bërë e rëndësishme që njeriu ta realizojë veten në punë dhe të krijojë vërtetë diçka. Me një fjalë: «Njeriu ka mësuar ta dojë punën», konstaton Fichter. Sipas një psikologu tjetër të ekonomisë, Tobias Heimann, përveç realizimit të vetes, në jetën e punës janë edhe dy gjëra të tjera me rëndësi: Përjetimi i kompetencave dhe kontaktet sociale. «Bën shumë mirë të vëresh se mund të bësh diçka dhe se je i vyer. Dhe, se je me njerëz të tjerë bashkë.»

Megjithatë, ky entuziazëm për punën nuk mbretëron gjithandej në Zvicër. Romandia i konfirmon klishetë e zakonshme, trasmeton media. Në Zvicrën franceze vetëm 15 për qind e të anketuarve e shijojnë punën. «Franko-zvicerani nuk jeton pra për të punuar, por punon për të jetuar», transmeton media zëdhënësin e projektit. Puna për të është një mjet në shërbim të qëllimit që ka. Fichter këtë ndryshim e shpjegon me dallimet kulturore. Gjermano-zvicerani, sipas ekspertit, është një mentalitet që angazhohet, do të jetë «i pari në klasë», e thekson se puna i bën kënaqësi dhe se ajo e përbush. Kështu ai fiton prestigj në shoqëri. Ndërsa, franko-zvicerani është ai «nxënësi mesatar», i cili punës i jep më pak rëndësi dhe që me të drejtë kujdeset që puna të mos jetë shumë stresuese. Megjithatë specialisti paralajmëron nga ana tjetër e medaljes: Nëse njeriu në punën e tij gjenë përmbushjen absolute, ekziston rreziku i ‹mbipunësimit›. Kjo do të thotë që orët shtesë të punës, puna në fundjavë, turni i natës – mund të kalojnë shumë shpejt në rutinë. «Një diçka që punëdhënësit e shfrytëzojnë me kënaqësi», thotë Fichter. Rekomandimi i ekspertit është që mbrëmjen ta shijosh jo me më shumë punë, por me një ushqim të mirë, sport ose me miq. ks