Rreth 1 miliard dëme materiale nga përmbytjet në Karolinën Jugore

Drejtori e sigurimeve në Karolinën e Jugut, Ray Farmer ka paralajmëruar për dëme të mëdha materiale, në prag të vlerësimit zyrtar të dëmeve nga përmbytjet vdekjeprurëse të kësaj jave që mori të paktën 17 jetë njerëzish.




Shumë banorë kanë mësuar se sigurimet e tyre madje nuk mund t’iu mbulojna as dëmtimet e shtëpive të tyre, raporton «The Guardian».

Sipas Ray Farmer pritet që të ketë rreth një miliard dollarë dëme materiale nga këto përmbytje, transmeton Koha.net.

«Ende jemi duke i bërë kalkulimet, por janë shumë të këqija. Ka shumë dëme në infrastrukturë, dhe në krye të kësaj ka dëme të mëdha të shtëpive, automobilave dhe interesave komerciale. Shumë biznese nuk janë rihapur. Disa burime deri më tani kanë vlerësuar se deri më tani ka rreth një miliard dëme materiale. Ende nuk mund të them me saktësi sesa do të jenë, por humbjet janë të tmerrshme», është shprehur Farmer.