Rrahje masive për linja të autobusëve në Prishtinë, katër të arrestuar

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur se ka arrestuar katër persona, të cilët janë përfshirë në një rrahje pas mosmarrëveshjes për linjat e autobusëve.

PK thotë se njëri nga burrat e përfshirë në rrahje ka pësuar lëndime trupore dhe më pas ka pranuar tretman mjekësor, transmeton Koha.net.

Përveç kësaj PK thotë më tutje se gjatë arrestimit njëri prej të dyshuarve ka kanosur dhe i ka penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.