Rrahje masive në Pejë, dy të lënduar

Në rrugën Lekë Dukagjini në Pejë dje rreth orës 15:15 raportohet se ka ndodhur një rrahje ndërmjet katër personave.




Policia e Kosovës thotë se në këtë rast dy persona kanë pësuar lëndime trupore, transmeton Koha.net.

Ndërsa thuhet se dy burra të dyshuar janë paraqitur në Polici dhe pas intervistës me urdhër të prokurorit njëri prej të dyshuarve dërgohet në mbajtje, kurse tjetri lirohet.