Romakët e lashtë kanë pasur dhëmbë shumë të shëndetshëm

Romakët e vjetër nuk mund të kenë pasur qasje në stomatologjinë moderne, por kishin dhëmbë shumë të shëndetshëm dhe kjo falë mungesës së përbërësit kyç në dietën e tyre: sheqerit.




Hulumtuesit në Pompei të Italisë, kanë punuar në njerëzit që kanë vdekur nga shpërthimi i vullkanit në malin Vezuv në vitin 79 Para Erës së Re dhe kanë gjetur se romakët e lashtë kanë pasur një shëndet shumë të mirë dentar, transmeton Koha.net.

«Ata kanë pasur vërtetë dhëmbë shumë të mirë, përdornin një dietë që përmbante pak sheqer, dhe kishte shumë fruta dhe perime», ka thënë Elisa Vanacore, ortodentiste, raporton CNN.

Ajo çfarë kanë ngrënë romakët e lashtë është ajo që tani njihet si dieta mesdhetare, e cila është një nga më të njohurat në Evropën Jugore.

Ekipi hulumtues tani janë në proces të verifikimit të moshës, gjinisë, çfarë kanë ngrënë dhe çfarë sëmundje kanë pasur viktimat e tragjedisë së Pompeit.

«Studimet do të zbulojnë edhe më shumë gjëra për viktimat: moshën e tyre, gjininë, çfarë kanë ngrënë, çfarë sëmundje kanë pasur dhe cilës klasë të shoqërisë i kanë përkitur. Ky është një hap i madh drejt njohjes së antikitetit», ka thënë Massimo Osanna, inspektor arkeologjik i Pompeit.