Roli i Rusisë në zgjedhjet e SHBA-ve

Është e lehtë për ta kuptuar pse Putin më me dëshirë do ta shihte Trumpin në Shtëpinë e Bardhë sesa Hillary Clinton. Trump i ka përgëzuar sulmet ruse kundër rebelëve sirianë në emër të regjimit të Asadit dhe i ka inkurajuar ata që të vazhdojnë ashtu. Ai gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara me të si president nuk do ta respektojnë domosdoshmërisht detyrimin e mbrojtjes së anëtarëve të tjerë të NATO-s nga sulmet e Rusisë, shkruan New Statesman.

Donald Trump dhe Vladimir Putin. Ilustrimi: Shutterstock

Barak Obama në vitin 2012 e pati tallur kundërshtarin e tij republikan Mit Romney për vlerësimin se Rusia është armiku gjeopolitik numër një i SHBA-ve. «E thërrasin të 80-tën dhe luten që t’u kthehet politika e tyre e jashtme», ishte turrur presidenti.

Ashtu si kanë ndryshuar gjërat në vetëm katër vjet, tani demokratët na flasin për rreziqet që na vërtiten nga Rusia dhe se kandidati republikan është shumë i butë ndaj tyre. Hillary Clinton dhe ekipi i saj është kapur shumë pas lëvdatave që Donald Trump dhe Vladimir Putin ia kishin bërë njëri-tjetrit. Dhjetorin e kaluar, Putin e quajti Trumpin «një njeri shumë i zgjuar, pa dyshim i talentuar», dhe e përshëndeti dëshirën e tij për lidhje të ngushta me Rusinë.

Trump ia ka kthyer me komplimente. Kur u thirr të thotë diçka në lidhje me atë që Putin «vret gazetarë, kundërshtarë politikë dhe okupon vende të tjera», Trump u përgjigj: «Ai e udhëheq vendin e tij si një lider i vërtetë, ndryshe nga ajo që ne kemi». Në fakt, Trump mburret me «marrëdhënien» e tij me Putinin si me njërën nga kredencialet e tij të politikës së jashtme. Ai pohoi: «E njoh atë shumë mirë, sepse të dytë kemi qenë mysafirë në emisionin 60 Minuta» (pavarësisht asaj se ata u paraqitën në intervista të veçanta të incizuara në kontinente të ndryshme). Gjithashtu ka parashikuar që si president i SHBA-ve, «është pajtuar shumë mirë me Putinin». Janë paraqitur edhe disa spekulime se Rusia përpiqet për ta lehtësuar rrugën e Trumpit për në Shtëpinë e Bardhë.

Pak para Konventës Demokratike muajin e kaluar, WikiLeaks ka publikuar më shumë se 19 000 e-maila të vjedhur nga serveri i Komitetit Nacional Demokratik, ndërsa ekspertët kanë zbuluar se gjurmët e hakerëve çojnë në Rusi. Thomas Reed, profesor në Studimet e Sigurisë në OAK, shkruan se «të dhënat e forenzikës për vjedhje provash në KND lidhur me operacionet e famshme ruse janë shumë të forta». Trump ka inkurajuar vazhdimin e thatë: «Rusi, nëse je kah dëgjon, shpresoj se do t’i gjesh ata 30’000 e-maila që të kanë humbur».

Është e lehtë për ta kuptuar pse Putin më me dëshirë do ta shihte Trumpin në Shtëpinë e Bardhë sesa Hillary Clinton. Trump i ka përgëzuar sulmet ruse kundër rebelëve sirianë në emër të regjimit të Asadit dhe i ka inkurajuar ata që të vazhdojnë ashtu. Ai gjithashtu sugjeroi që t’u lihet dora e lirë vendeve evropiane për ta kundërshtuar agresionin rus në Ukrainë. Dhe, më e rëndësishmja, ai tha se Shtetet e Bashkuara me të si president nuk do ta respektojnë domosdoshmërisht detyrimin e mbrojtjes së anëtarëve të tjerë të NATO-s nga sulmet e Rusisë: «Unë do të jem absolutisht i gatshëm t’u them atyre vendeve ‘Mbrojuni vetë’». «Këtë do ta bënim në punën e inteligjencës», shkroi ish-ushtruesi i drejtorit të CIA-s, Michael Morrell, «e quajti rekrutim të z. Trump nga z. Putin si agjent i pandërgjegjshëm i Federatës Ruse».

Aspektet izolacioniste të pozicioneve të Trumpit e kanë një atraktivitet të caktuar për pjesën e publikut amerikan, për të cilin është shumë i lartë çmimi që SHBA-të paguajnë në të holla dhe me jetë njerëzish për ndërhyrjet jashtë vendit. Në prill, Qendra Kërkimore Pew gjeti se 41 për qind e amerikanëve besojnë se «Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë tepruar në ndihmën për t’i zgjidhur problemet e botës», dhe 57 për qind duan që «ne të merremi me problemet tona dhe t’ua lëmë vendeve të tjera që të merren me problemet e tyre si të dinë ato më së miri». Vitin e kaluar, vetëm 49 për qind dha opinion të favorshëm për NATO-n.

Megjithatë, qëndrimi pro-rus i Trumpit është shumë më pak i popullarizuar. Mendimi amerikan për Rusinë është përkeqësuar në mënyrë dramatike që kur Putin u kthye në vendit e presidentit në vitin 2012, me rritje të pafavorshme nga 44 në 65 për qind, sipas anketave nga Gallup. Në tre vjetët e fundit, këto shifra janë nga më të lartat që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë. Vitin e kaluar, rezultatet e hulumtimit në Qendrën Kërkimore Pew tregojnë se 56 për qind e amerikanëve mendojnë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet ta përdorin forcën ushtarake për t’i mbrojtur aleatët e NATO-s kundër Rusisë, derisa vetëm 37 për qind e kanë një qëndrim negativ në lidhje me të.

Si rëndom, pasi me vonesë e kuptoi se komentet e tij do të mund t’i zvogëlojnë shanset e zgjedhjeve, Trump u përpoq t’i demantojë ato. Tha se ishte një «sarkastik» kur ai e inkurajoi Rusinë për t’i hakuar një e-mail Hillary Clinton. (Kjo bëri që Stephen Colbert të demonstrojë në mënyrë brilante se si çdo gjë që e thotë Trump ka kuptim nëse supozojmë se ai ishte sarkastik). Edhe në bisedë me George Stefanopulos, Trump ka thënë: «Unë nuk kam të bëjë asgjë me Putinin» dhe i mohoi argumentet e tij të mëparshme në këtë drejtim. U përpoq të tingëllojë i ashpër kundër Putinit, por doli qesharak: «Ai nuk do të shkojë në Ukrainë. Mbajini mend fjalët e mia, mund t’i shkruani». Stefanopulos e ka ndërprerë: «Por, Putin tashmë është atje».

Kjo i tregon arsyet e shumta pse fushata e Hillary Clinton dëshiron të përqendrohet në deklaratat e Trumpit rreth Rusisë, siç bëri në një video javën e kaluar. Është fjala për një prezantim të Trumpit si kandidat që do ta kërcënojë sigurinë kombëtare, por edhe si dikush që nuk e njeh politikën botërore dhe vazhdimisht gënjen dhe e ndryshon mendimin e tij. E Trump ua lehtëson shumë këtë detyrë.