Rizbulimi i Shqipërisë: Nderimi i fotografit për atdheun

Kur fotografi shqiptar, Enri Canaj, u rikthye në vendlindjen e tij, dhjetë vjet pasi Shqipërinë e kishte lënë për Greqinë fqinje, nuk po mund ta shkrepte aparatin menjëherë.

Fotografi Enri Canaj rikthehet në atdhe

Kur fotografi shqiptar, Enri Canaj, u rikthye në vendlindjen e tij, dhjetë vjet pasi Shqipërinë e kishte lënë për Greqinë fqinje, nuk po mund ta shkrepte aparatin menjëherë. Duhej të lidhej me mish e me shpirt me të shkuarën e tij, me kujtimet e fëmijërisë së largët në Tiranë, me kulturën dhe njerëzit që nuk e kishin lëshuar qytetin. «Më duhej kohë për të filtruar të kaluarën time, dhe gjithë çfarë ndjeja bashkë me trazimet, më duhej edhe kohë që të kaloja këtë pasiguri dhe frikë ndaj këtij ambienti». Ishte dashur të kalonin disa vite që Canaj të merrte plotësisht veten në një vend sa familjar aq edhe të ri për të.

Në kohën kur familja e Canajt e kishte braktisur Shqipërinë menjëherë pas rënies së regjimit komunist më 1991 dhe kishte nisur jetë të re në Athinë, ishin të pakta gjërat që kishin marrë me vete. Kishin shitur shumicën e gjërave të familjes dhe kishin ruajtur vetëm disa fotografi bardh e zi që «ishin gjithçka që kisha nga vendi im», thekson Canaj. Megjithatë, Shqipëria nuk po i shkoqej nga jeta djaloshit, duke formësuar imagjinatën dhe kujtimet derisa rioshi po lëshonte shtat. «Shqipërinë e kisha gjithnjë me vete, madje edhe kur jetoja në Athinë gjatë këtyre viteve….Gjithnjë ndjeja se Shqipëria dhe unë po rriteshim bashkë, megjithëse ishim larg njëri-tjetrit». Për Canajan, Shqipëria ishte thesari që duhej ruajtur me fanatizëm, «kutia e vjetër që brenda ka aq shumë gjëra, por që janë fort të rëndësishme», thekson ai.

Pavarësisht ose mu për shkak të moshës së tij rinore – Canaj ishte vetëm njëmbëdhjetë vjeç kur u shpërngul në Athinë – gjithnjë kishte këtë ndjenjë të ngulitur që dukej se vetëm sa po lëshonte rrënjë edhe më thellë derisa djali po piqej e vitet po kalonin. «Nostalgjia, kureshtja dhe dëshira për të parë si kishin ndryshuar gjërat në atdheun tim nuk më linin rehat pa shkuar», thotë ai.

Realiteti dhe fantazitë e fëmijërisë kishin ndryshuar dhe kishin nisur të përziheshin kur u kthye për herë të parë në Tiranë. Teksa po kthehej në kohë, e po mundohej njëherësh të përshtatej me kulturën e vendit dhe të shkrepte aparatin, nisën t’i qartësoheshin mendimet. Po ndihej në rehat, duke u lidhur fort me vendin dhe njerëzit. «Nëpërmjet udhëtimit, punës, nisa të eksploroja jo vetëm vendet, por edhe veten…. nisa të gjeja Shqipërinë time», thekson Canaj. Si rezultat i kësaj erdhi «Shqipëria: Rikthimi në atdhe», një fotoese me fotografi bardh e zi të shkrepura për gjashtë vite, bash si ato fotografitë që i kishte ruajtur për vite me radhë si thesar të paçmuar.

Bashkë me gruan e tij, Ivën, që shpeshhherë i ëhstë bashkuar në udhëtime, Canaj ka vizituar qytetet urbane dhe fshatrat e izoluara, duke udhëtuar nëpër tërë territortin me autobusë lokalë. Edhe ditëve të sotme, Shqipëria vazhdon të mbetet shtet i izoluar, me tradita të forta ballkanike. Vendi duket se po përjeton një transicion të gjatë derisa traditat përzihen me trendët modernë, vëren Canaj. Rënia e regjimit komunist ka çuar drejt një restaurimi të pjesshëm të «ligjit antik të tokës», ose Kanunit, një kod antik i sjelljes, i zbatuar kryesisht ndërmjet shekujve pesëmbëdhjetë dhe njëzetë në territoret malore veriore. Disa rregulla kundërthënëse dhe folkloristike, si një prej atyre që iu referohet burrneshave, «virgjëreshave të përbetuara», që kalojnë jetën në beqari që të pranohen në bashkësië si burra të respektuar, mund të shpjegojnë pjesërisht veçimin e vendit. Canaj madje ka eksploruar disa prej traditave që merren me punën e nderit, pronës dhe fjalës së dhënë në projektin e tij fotografik, «Kanuni». Njëkohësisht, qytetet më të mëdha po asimiliojnë ndikimet perëndimore. «Në Shqipëri, ka shumë ekstreme, ju mund t’i shihni në çdo hap që hidhni», thekson Canaj.

Ajo që nuk e kishte lënë rehat asnjëherë ishte ndjenja e fortë e bashkësisë që e kishte parë me sytë e tij gjatë udhëtimeve. «Kjo është ajo që më pëlqen më së shumti prej asaj çfarë kam parë atje: nuk ka njerëz të vetmuar», ngulmon Canaj. «E kam parë gjithkah: familje të mëdha që jetojnë bashkërisht, tre vëllezër dhe familjet e tyre në një shtëpi, të gjithë fëmijët duke u rritur së bashku». Marrëdhëniet ndërmjet fqinjëve janë shumë të fuqishme në Shqipëri, veçanërisht në qendra të vogla, dhe ritmi i avashtë i jetës ua mundëson banorëve të kalojnë kohën më mirë së bashku. «Nëse dikush ka një problem, është problem i të gjithëve. Nëse dikush është i lumtur, të gjithë janë të lumtur. Kjo lidhje e fortë është fort e sinqertë», pretendon Canaj. «Nëse dikush ka dasëm, atëherë festojnë të gjithë fqinjët. Nëse ka vdekje, të gjithë njerëzit mblidhen për të ndarë së bashku dhimbjen, madje jo vetëm për një ditë».

«Dhe për mua, kjo është magjike», thekson ai.

«Time»

Fotografi Enri Canaj rikthehet në atdhe

Nga Lucia De Stefani