Rixhil Agushi – Një ditë në jetën time si migrante




Rixhil Agushi-Aljili, 28 vjeçe, angazhohet me plot energji, guxim dhe talent organizimi për komunën e Schlierenit – për shumëllojshmërinë dhe barazinë e një komune, ku edhe vajza e saj mund të ketë një perspektivë të mirë për të ardhmen.

Shpresa JASHARI

Dita ime fillon herët, nga ora gjashtë, e shumta shtatë. Atëherë vajza ime Lina ia nisë të kërkojë të drejtat e veta. Ajo është vetëm katër muajshe, dhe orari im ditor momentalisht varet nga kërkesat e saj: ushqimi, larja, ndërrimi i pelenave, e të tjera.

Ndërkohë, kur ajo fle, nga një orë, unë i shikoj e-mailat dhe informohem përmes internetit: Çfarë ka të re në parti, në parlamentin komunal – në politikë fare.

Prej gjashtë vitesh jam aktive në SP dhe që nga 2012-ta në parlamentin e komunës së Schlierenit. Megjithëse jam në pushim lehonie, për mua është me rëndësi të jemë e informuar dhe aktive. Gjatë kësaj kohe dritarja ime kah bota e jashtme është kompjutri. Kjo dhe takimet, në të cilat prapë se prapë po mundohem të marr pjesë rregullisht – mbledhjet e parlamentit, ato të komisionit për kontrollin e punës, të fraksionit si dhe mbledhjet e kryesisë brenda partisë – janë momentalisht aktivitetet e mia.

Për të kryer shumë punë paralelisht, lypset talent organizimi, prioritete të qarta – dhe shumë përkrahje. Fatmirësisht këtë e kam pasur prej fillimit nga prindërit e mi dhe posaçërisht nga burri im Muhamedi. Mbrëmjeve, kur ai kthehet nga ateljeja e arkitekturës, merret me Linën dhe unë mund të shkoj në takimet e mia. Kjo funksionon fort mirë. Për fat puna politike është e tillë që mund të bëhet jashtë orarit punës, mbrëmjeve dhe në fundjavë. Natyrisht ndodh që ndonjë të diele spontanisht t’na vijnë mysafirë, kur unë duhet të jemë në mbledhje. Atëherë burri im kujdeset vetë një kohë për mysafirët, deri sa të mbarojnë tubimet e mia. Kur unë kthehem, vazhdojmë ndenjën – kështu që kjo është në rregull. Deri tani, shumica e njerëzve që njoh s’kanë kurgjë kundër faktit që unë si nuse nuk rri e mbyllur në shtëpi, por angazhohem. Përkundrazi: Ata janë të lumtur të lexojnë emrin e një shqiptarje në pllakata zgjedhore apo gazetë – pa u folur për ndonjë garë të çmendur me makina apo kriminelë…

Unë mundohem t’i motivoj edhe të tjerët, pikërisht gra të reja, për të hyrë në politikë. Në fakt shumëkujt i pëlqen angazhimi im, por ato vetë nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë – thonë. Për këtë nuk kanë kohë. Unë nuk mendoj që problemi është te koha, por te komoditeti. Ata thonë: «Çka lypi unë të diskutoj andej-këtej?»

Ta kalosh mbrëmjen përpara televizorit është sigurisht shumë më rehatshëm. Por nga televizori nuk mund ta përmirësojmë jetën e popullatës tonë në Zvicër. Dhe pikërisht kjo është shumë urgjente! Shihni njëherë situatën për gjetjen e një zanati. Unë vetë e kam përjetuar se si është të jesh e lënë në hije: Një kolegja ime zvicerane dhe unë konkurruam për të njëjtin vend si asistente për praksë mjeksore. Megjithëse dëftesa ime ishte për gati një notë më e mirë se e saj, e morrën atë. Më vonë edhe unë e pata fatin të mësoj atë që deshta dhe sot jam shumë e lumtur me punën time. Fundja nuk ia vlen të punosh për dikë që i zgjedh punëtorët sipas emrit. Ky mjerisht nuk është rasti i vetëm, dhe në këtë drejtim duhet të ndryshojmë diçka. Për këto gjëra duhet të angazhohemi në radhë të parë vet, nuk mund të presim deri sa këtë ta bëjnë për ne zviceranet. Është e logjikshme që një zviceran pa sfond migrimi nuk mund t’i njohë dhe t’i përfaqësojë çështjet tona ashtu si ne vetë.

Natyrisht se për mua është e qartë që shumica e migrantëve nuk e dinë se si hyhet  në politikë. Ku duhet të paraqiten? Çfarë njohurie lypsen për këtë? Edhe në rastin tim ashtu ishte: Në fillim nuk e kisha idenë se si shkojnë këto gjëra; unë shihja se çfarë po ndodhte në politikë dhe kisha opinionin tim edhe sa i përkat partisë, me cilën ndjehesha më e afërt. Përdryshe… Unë politikane? Pothuaj ishte gati një rastësi, se si erdhi deri këtu: Me babën tim shkova në një mbledhje të sindikatit GBI, ku e takova Jürg Bremin nga SP-ja. Ai më pyeti se pse nuk aktivizohem në politikë. Aty mendova: Po pse jo? Kështu që isha një herë për të parë se si shkon një mbledhje seksioni në SP, pastaj hap pas hapi u afrova deri te parlamenti komunal. Për shumë gjëra duhet falënderuar Pascal Leuchtmannin, presidentin e fraksionit të SP/Grüne dhe komisionit për kontrollimin e punës në Schlieren: Ai m’i sqaroi proceset politike dhe iu përgjegj të gjitha pyetjeve të mia. Në konferencën time të parë në parlamentin komual kisha shumë frikë dhe thash: «Unë me siguri kurrë nuk do të guxoj të dal në tribunë e të flas përpara krejt këtyre njerëzve.» Pastaj, aty për aty, në plenumin e parë, shtrova një pyetje!

Kur t’ia nis prapë me punë, do të jetë aq më e rëndësishme që ta caktoj dhe planifikoj mirë kohën, ashtu që t’i kemë në dorë familjen, punën dhe politikën. Ndër krejt këto, për mua kryesorja është që Lina të jetë mirë. Është diçka krejt e re dhe interesante për mua ta përjetoj se si është të mos merresh më vetëm me veten. Nuk rrotullohet më bota rreth punës, shkollimeve, kohës së lirë… Tani e pyes veten: Çfarë i duhet vajzës time? Një dihet: Asaj do t’i duhet një vendlindje e hapur dhe tolerante, ku e presin të njejtat shanse për të ardhmen, si krejt fëmijët e tjerë këtu.Rixhil Agushi-Aljili, 28 vjeçe, angazhohet me plot energji, guxim dhe talent organizimi për komunën e Schlierenit – për shumëllojshmërinë dhe barazinë e një komune, ku edhe vajza e saj mund të ketë një perspektivë të mirë për të ardhmen.

Shpresa JASHARI

Dita ime fillon herët, nga ora gjashtë, e shumta shtatë. Atëherë vajza ime Lina ia nisë të kërkojë të drejtat e veta. Ajo është vetëm katër muajshe, dhe orari im ditor momentalisht varet nga kërkesat e saj: ushqimi, larja, ndërrimi i pelenave, e të tjera.

Ndërkohë, kur ajo fle, nga një orë, unë i shikoj e-mailat dhe informohem përmes internetit: Çfarë ka të re në parti, në parlamentin komunal – në politikë fare.

Prej gjashtë vitesh jam aktive në SP dhe që nga 2012-ta në parlamentin e komunës së Schlierenit. Megjithëse jam në pushim lehonie, për mua është me rëndësi të jemë e informuar dhe aktive. Gjatë kësaj kohe dritarja ime kah bota e jashtme është kompjutri. Kjo dhe takimet, në të cilat prapë se prapë po mundohem të marr pjesë rregullisht – mbledhjet e parlamentit, ato të komisionit për kontrollin e punës, të fraksionit si dhe mbledhjet e kryesisë brenda partisë – janë momentalisht aktivitetet e mia.

Për të kryer shumë punë paralelisht, lypset talent organizimi, prioritete të qarta – dhe shumë përkrahje. Fatmirësisht këtë e kam pasur prej fillimit nga prindërit e mi dhe posaçërisht nga burri im Muhamedi. Mbrëmjeve, kur ai kthehet nga ateljeja e arkitekturës, merret me Linën dhe unë mund të shkoj në takimet e mia. Kjo funksionon fort mirë. Për fat puna politike është e tillë që mund të bëhet jashtë orarit punës, mbrëmjeve dhe në fundjavë. Natyrisht ndodh që ndonjë të diele spontanisht t’na vijnë mysafirë, kur unë duhet të jemë në mbledhje. Atëherë burri im kujdeset vetë një kohë për mysafirët, deri sa të mbarojnë tubimet e mia. Kur unë kthehem, vazhdojmë ndenjën – kështu që kjo është në rregull. Deri tani, shumica e njerëzve që njoh s’kanë kurgjë kundër faktit që unë si nuse nuk rri e mbyllur në shtëpi, por angazhohem. Përkundrazi: Ata janë të lumtur të lexojnë emrin e një shqiptarje në pllakata zgjedhore apo gazetë – pa u folur për ndonjë garë të çmendur me makina apo kriminelë…

Unë mundohem t’i motivoj edhe të tjerët, pikërisht gra të reja, për të hyrë në politikë. Në fakt shumëkujt i pëlqen angazhimi im, por ato vetë nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë – thonë. Për këtë nuk kanë kohë. Unë nuk mendoj që problemi është te koha, por te komoditeti. Ata thonë: «Çka lypi unë të diskutoj andej-këtej?»

Ta kalosh mbrëmjen përpara televizorit është sigurisht shumë më rehatshëm. Por nga televizori nuk mund ta përmirësojmë jetën e popullatës tonë në Zvicër. Dhe pikërisht kjo është shumë urgjente! Shihni njëherë situatën për gjetjen e një zanati. Unë vetë e kam përjetuar se si është të jesh e lënë në hije: Një kolegja ime zvicerane dhe unë konkurruam për të njëjtin vend si asistente për praksë mjeksore. Megjithëse dëftesa ime ishte për gati një notë më e mirë se e saj, e morrën atë. Më vonë edhe unë e pata fatin të mësoj atë që deshta dhe sot jam shumë e lumtur me punën time. Fundja nuk ia vlen të punosh për dikë që i zgjedh punëtorët sipas emrit. Ky mjerisht nuk është rasti i vetëm, dhe në këtë drejtim duhet të ndryshojmë diçka. Për këto gjëra duhet të angazhohemi në radhë të parë vet, nuk mund të presim deri sa këtë ta bëjnë për ne zviceranet. Është e logjikshme që një zviceran pa sfond migrimi nuk mund t’i njohë dhe t’i përfaqësojë çështjet tona ashtu si ne vetë.

Natyrisht se për mua është e qartë që shumica e migrantëve nuk e dinë se si hyhet  në politikë. Ku duhet të paraqiten? Çfarë njohurie lypsen për këtë? Edhe në rastin tim ashtu ishte: Në fillim nuk e kisha idenë se si shkojnë këto gjëra; unë shihja se çfarë po ndodhte në politikë dhe kisha opinionin tim edhe sa i përkat partisë, me cilën ndjehesha më e afërt. Përdryshe… Unë politikane? Pothuaj ishte gati një rastësi, se si erdhi deri këtu: Me babën tim shkova në një mbledhje të sindikatit GBI, ku e takova Jürg Bremin nga SP-ja. Ai më pyeti se pse nuk aktivizohem në politikë. Aty mendova: Po pse jo? Kështu që isha një herë për të parë se si shkon një mbledhje seksioni në SP, pastaj hap pas hapi u afrova deri te parlamenti komunal. Për shumë gjëra duhet falënderuar Pascal Leuchtmannin, presidentin e fraksionit të SP/Grüne dhe komisionit për kontrollimin e punës në Schlieren: Ai m’i sqaroi proceset politike dhe iu përgjegj të gjitha pyetjeve të mia. Në konferencën time të parë në parlamentin komual kisha shumë frikë dhe thash: «Unë me siguri kurrë nuk do të guxoj të dal në tribunë e të flas përpara krejt këtyre njerëzve.» Pastaj, aty për aty, në plenumin e parë, shtrova një pyetje!

Kur t’ia nis prapë me punë, do të jetë aq më e rëndësishme që ta caktoj dhe planifikoj mirë kohën, ashtu që t’i kemë në dorë familjen, punën dhe politikën. Ndër krejt këto, për mua kryesorja është që Lina të jetë mirë. Është diçka krejt e re dhe interesante për mua ta përjetoj se si është të mos merresh më vetëm me veten. Nuk rrotullohet më bota rreth punës, shkollimeve, kohës së lirë… Tani e pyes veten: Çfarë i duhet vajzës time? Një dihet: Asaj do t’i duhet një vendlindje e hapur dhe tolerante, ku e presin të njejtat shanse për të ardhmen, si krejt fëmijët e tjerë këtu.