Ridizajnohet projekti 3 milionë euro i rrugës katërkaheshe

Implikimet në prona private kanë detyruar autoritetet komunale të Lipjanit të nisin rishikimin e një projekti kapital.




Projekti i rrugës katërkaheshe që po i kushton buxhetit komunal rreth 3 milionë euro po hyn në fazën e ridizajnimit, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, e ka konfirmuar se për shkak të konstruktimit të rrugës që ka implikime në prona private nuk është zhvilluar projekti në tërësi deri te rrethrrotullimi afër Stacionit policor.