«Rezistenca për identitetin dhe të drejtat e pakicës elzase»

Kështu i quan «Basler Zeitung» përpjekjet e disa organizatave në Elzas të Francës për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe ambiciet autonomiste të elzasëve kohëve të fundit.

Demonstrata e fundit «kundër shkatërrimit» të kulturës elzase u zhvillua të dielën e 31 majit. Kështu është shprehur lëvizja për autonomi rreth organizatave «Unser Lànd» dhe «Unseri Heimat» («Vendi ynë» përkatësisht «Vendlindja jonë»). Me këtë, ata përkujtuan Eugen Ricklin-in (1862-1935) – një mjek, publicist dhe politikan i përndjekur nga Elzasi (v. j.) – dhe dhanë një sinjal për kulturën elzase, transmeton media.

Më shumë se 600 veta ishin mbledhur në qytetin e vogël Dammenkirch në Sundgau duke tundur flamujt e Elzasit me kërkesat për rehabilitimin e ish prefektit, deputetit të Këshillit të Qarkut të Elzasit të Epërm dhe deputetit të Elzas-Lotringenit në Parlamentin Popullor. Me përkujtimin e Ricklin-it, emrin e të cilit nuk e mban asnjë rrugë a sheh në Francë, demonstuesit protestojnë edhe kundër ndrydhjes që i bëhet elzasishtes në përditshmëri, i citon «Basler Zeitung» protagonistët e demonstratës.

Nga vendimi i autoriteteve franceze në 2014-tën për ta integruar Elzasin në regjionin e gjërë Alsace-Champagne-Ardenne-Lorraine (Acal), Elzasi zien. Po rinohen plagët e së kaluarës, thotë media. Banorët e tij ndihen të injoruar dhe pa të drejtën e vetvendosjes. Ata kujtojnë se si nëpunësit e postës në vitin 1950 u dënuan me gjyq, sepse folën elzasisht. Francezët urrejtjen e tyre elzasëve ua kanë shfryrë edhe më vonë në surrat, rrëfejnë ata: «Dialekti juaj i ndyrë». Kjo tallje me ta ka vazhduar, sipas tyre, edhe më vonë, edhe pse në formë të fshetë.

«S’ka të drejtë për vetvendosje»

Sjellja e francezëve ndaj Elzasit, sipas tyre, nuk mund të shpjegohet me historinë e re dhe pushtimin e tij nga Gjermania naziste. Sepse interpretimi i kolaboracionizmit të elzasëve me nazistët ndërkohë është përgënjeshtruar nga historianët si propagandë e francezëve dhe paraqitje e njëanshme e historisë. Ndërsa politika zyrtare, sipas tyre, ende nuk po shmanget nga kursi antielzas i viteve të pasluftës. Duke përfshirë këtu edhe presidentin aktual francez, François Hollande. Botuesi breton i librave për kulturën dhe historinë elzase, Yoran Embanner shprehet: «Francezët po përdorin të njëjtën metodë nga 1648-ta: Instalimin e kulturës dhe gjuhës së sunduesve si model, duke e dekurajuar kulturën, historinë dhe gjithçka përbën identitetin e popullit të nënshtruar.»

Për lëvizjen autonomiste, çështja e integrimit të Elzasit në rgjionin e Acal-it ndërkohë është shndërruar në një çështje të statusit të Elzasit në Francë dhe të së ardhmes së identitetit të tyre. Për historianin e njohur dhe ithtarin e autonomisë, Bernard Wittmann, sidomos referendumi për ristrukturimin territorial ka shkuar në mënyrë krejt jodemokratike: «Fuzioni është vendosur në Paris, pa e konsultuar fare paraprakisht popullatën dhe vendimi është sjellë kundër të gjithë deputetëve elzas. As socialistët elzas nuk kanë qenë pro tij.»

«Të fshihet elzasishtja»

Elzasët shtyhen sidomos për faktin që kosrsëve ose bretonëve u është njohur e drejta për të qenë një regjion më vete dhe për ta folur gjuhën e tyre. «Vetëm elzasishtja duhet të ‹integrohet›», e sjell gazeta protestën e tyre. Yoran Embanner është i bindur që fracezizimi ka vetëm një qëllim: ta fshijë gjithçka që është elzasisht dhe ta mbajë atë që është e dobishme për turizmin dhe politikisht e parrezikshme.

Për Embanner ka një dallim midis Bretanjës dhe Elzasit: «Ne në Bretanjë nuk na e ndien çfarë mendimi mund të kishte në Paris për bretonët», ndërkohë që elzasëve për dekada u është injektuar ndenja e inferioritetit, me qëllim që ata të duan të bëhen parisienë. Ai i krahason elzasët me mbretin e muzikës pop, Michael Jackson, i cili i turpëruar nga prejardhja e vet bëri gjithë ato operacione bukurie për t’u bërë i bardhë, dhe në fund u shfytyrua fare.

«Koha gati ka kaluar»

Që të dy popujt – bretonët dhe elzasët – përpiqen për respektimin e identitetit të tyre dhe dëshirojnë që fatin e vendit të tyre ta marrin në duart e veta. E citon media Yoran Embanner-in. «Fakti që Franca nuk e ka ratifikuar kartën për mbrojtjen e pakicave gjuhësore e shpjegon konceptin e francezëve», shprehet Bernard Witmann. Ndërsa sipas një anketimi të «Europe 1», 72 për qind e francezëve do të shpreheshin për njohjen e gjuhëve regjionale.

Sipas specialistit të Elzasit, Pierre Klein, autor i librit «Ta kuptosh Elzasin», duhet nisur menjëherë një ndryshim në shkolla për t’u shpëtuar zemra e kulturës elzase. Qysh në çerdhe duhet filluar me mësimin e elzasishtes. Nëpër shkolla do instaluar dygjuhësia, edhe atë jo ndërmjet gjermanishtes letrare dhe frëngjishtes, por ndërmjet frëngjishtes dhe elzasishtes. Sipas Klein, këto gjuhë duhet të jenë dy pjesë të barabarta në komunikim dhe mësim. Propozimi i tij është: së paku 12 orë mësim në elzasisht nga persona që e zotërojnë vërtetë gjuhën, citon media. Ndërkohë që momentalisht nëpër disa komuna mësohet vetëm një orë në këtë gjuhë dhe ekziston rreziku që shteti francez elzasishten ta fshijë komplet nga shkollat, universitetet dhe mediat, vazhdon gazeta. Provën gjenerale për këtë e ka dhënë kanali «France 3», i cili emisionin «Deux Rives» në elzasisht e ka rrëzuar nga skema programore.

Kur jemi te mediat, Wittmann i kritikon ato se raportojnë me arrogancë dhe tallje për lëvizjen autonomiste të Elzasit. Sipas tij, «Ata duhet ta mendojnë njëherë nëse kur flitet për çështjen e pakicave a është fjala edhe për demokracinë dhe të drejtat e njeriut – vlera të cilat Franca gjoja i çmon lartë.» ks