Revolucioni

Pamje nga Lisbona. Foto: Shutterstock



Ishte bërë një revolucion. Mbi viadukt shkronjat kishin rrëshqitur nga librat dhe me plot zjarr ishin hedhur mbi qytet, uji ishte zhdukur. Meqë nuk ishin në gjendje të bëjnë dallimin mes lumit dhe rrugës, shkronjat përsëri sulmuan qytetin, dhe ato ishin aq të shumta, saqë toka tundej dhe tani u kuptua se bëhet fjalë për një tërmet shkronjash, dhe njerëzit e frikësuar deshën të iknin në fshat, por në autostrada kishte aq shumë shkronja, saqë askush nuk e kuptonte më se nga duan të shkojnë apo cilën kthesë mund të merrje, dhe njerëzit shkelën njëri-tjetrin përtokë dhe varrosën veten në bojë shkrimi ndërsa të dëshpëruar po përpiqeshin të kujtonin.

Përktheu: E.R.