Resmije Camaj – Një ditë në pushime




Nga Rehana DOKO

Dubai, Tajlandë, Spanjë, Francë dhe shumë destinacione të tjera. Ne jemi një familje që udhëton me kënaqësi në vendet më sipër dhe të tjera të ngjashme. Gjatë pushimeve në dimër, vjeshtë apo pranverë.

Por, kur jemi në prag të pushimeve të verës, atëherë secili prej nesh e di se çka na pret: Kjo është gjithmonë Kosova. Për burrin tim, Besnikun, dhe për mua është e vetëkuptueshme që të fluturojmë disa herë në vit në Kosovë. Pothuajse çdo dy muaj, kur me ne vijnë edhe fëmijët tanë, Genti, Trimi, Besjana – të gjithë studentë në universitet – dhe Joni, i cili është ende në gjimnaz.

Unë punoj në Spitalin e Pajernës si kryemjeke dhe kam praksën time për gjinekologji dhe lindje, prandaj – të shumtën e herëve – pas dy javë pushimesh, më duhet të kthehem njëherë në Zvicër për t’u gjendur këtu, sepse ashtu e do mjekësia. Pastaj udhëtoj përsëri për në Kosovë dhe e shijoj verën e Prishtinës, në vendin ku e njoha dashurinë e jetës sime. Kjo është edhe arsyeja përse e kemi banesën në këtë vend.

Gjatë pushimeve tona, shpesh shkojmë edhe në Ferizaj, nga ku vij unë; por edhe në Pejë – vendlindja e burrit tim. Atje kalojmë momente të qeta dhe e shijojmë natyrën. Mund të thuhet që pushimet tona përbëhen nga këta komponentë: shoqëri në Prishtinë, familje dhe farefis në Pejë e Ferizaj dhe një ekskursion freskues në bregdetin shqiptar.

Secilën herë kur aterron aeroplani në Prishtinë, nuk shkon shumë kohë dhe ne jemi në qyet duke shëtitur dhe i gëzohemi vizitës sonë në vendlindje. Miqtë tanë të ngushtë na presin në aeroport, valixhet i ngjeshim në bagazh dhe nisemi menjëherë për në njërën kafene të këndshme ku freskohemi me një lëng pemësh dhe secili i rrëfen të rejat nga jeta e tij. Qeshim shumë dhe gëzimi për pushimin që kemi përpara është i madh.

Në Patok të Shqipërisë na shpie dëshira për ajrin e kripur të detit. Atje si çdo vit na pret një familje, e cila gjithmonë na pranon përzemërsisht dhe me shumë dashuri, për sa kohë qëndrojmë aty. Dëshiroj të përmend patjetër që aty njeriu e shijon peshkun më të mirë që ka! Dhe sigurisht atmosferën më të bukur, që mund ta dëshirojë njeriu në mbrëmjet e ngrohta verore.Nga Rehana DOKO

Dubai, Tajlandë, Spanjë, Francë dhe shumë destinacione të tjera. Ne jemi një familje që udhëton me kënaqësi në vendet më sipër dhe të tjera të ngjashme. Gjatë pushimeve në dimër, vjeshtë apo pranverë.

Por, kur jemi në prag të pushimeve të verës, atëherë secili prej nesh e di se çka na pret: Kjo është gjithmonë Kosova. Për burrin tim, Besnikun, dhe për mua është e vetëkuptueshme që të fluturojmë disa herë në vit në Kosovë. Pothuajse çdo dy muaj, kur me ne vijnë edhe fëmijët tanë, Genti, Trimi, Besjana – të gjithë studentë në universitet – dhe Joni, i cili është ende në gjimnaz.

Unë punoj në Spitalin e Pajernës si kryemjeke dhe kam praksën time për gjinekologji dhe lindje, prandaj – të shumtën e herëve – pas dy javë pushimesh, më duhet të kthehem njëherë në Zvicër për t’u gjendur këtu, sepse ashtu e do mjekësia. Pastaj udhëtoj përsëri për në Kosovë dhe e shijoj verën e Prishtinës, në vendin ku e njoha dashurinë e jetës sime. Kjo është edhe arsyeja përse e kemi banesën në këtë vend.

Gjatë pushimeve tona, shpesh shkojmë edhe në Ferizaj, nga ku vij unë; por edhe në Pejë – vendlindja e burrit tim. Atje kalojmë momente të qeta dhe e shijojmë natyrën. Mund të thuhet që pushimet tona përbëhen nga këta komponentë: shoqëri në Prishtinë, familje dhe farefis në Pejë e Ferizaj dhe një ekskursion freskues në bregdetin shqiptar.

Secilën herë kur aterron aeroplani në Prishtinë, nuk shkon shumë kohë dhe ne jemi në qyet duke shëtitur dhe i gëzohemi vizitës sonë në vendlindje. Miqtë tanë të ngushtë na presin në aeroport, valixhet i ngjeshim në bagazh dhe nisemi menjëherë për në njërën kafene të këndshme ku freskohemi me një lëng pemësh dhe secili i rrëfen të rejat nga jeta e tij. Qeshim shumë dhe gëzimi për pushimin që kemi përpara është i madh.

Në Patok të Shqipërisë na shpie dëshira për ajrin e kripur të detit. Atje si çdo vit na pret një familje, e cila gjithmonë na pranon përzemërsisht dhe me shumë dashuri, për sa kohë qëndrojmë aty. Dëshiroj të përmend patjetër që aty njeriu e shijon peshkun më të mirë që ka! Dhe sigurisht atmosferën më të bukur, që mund ta dëshirojë njeriu në mbrëmjet e ngrohta verore.