Reshma Qureshi – e mbijetuar, aktiviste – modele

19-vjeçarja indiane e ka mbijetuar një sulm me acid. Qureshi tani defilon në javën e modës në New York si modele. Ajo ndërkohë ëstë bërë edhe modele e kurajës dhe angazhimit kundër dhunës ndaj grave.

Imazhe të Reshma Qureshit nga interneti

Reshma Qureshi para dy vitesh u bë viktimë e një sulmi me acid. Një kunat i saj e shtriu atë përdhe pas një sherri familjar dhe e spërkati me një acid. Qureshi e mbijetoi sulmin, por ngeli e shfytyruar deri në përçudnim, transmeton Tages Anzeiger.

Sulmet me acid ndaj grave në Indi kanë një traditë të gjatë. Shpeshherë në këtë mënyrë gratë dënohen në sheshe publike në shenjë hakmarrjeje. Nga këto sulme atyre iu ngelin gjurmë të pashlyera dhe stigmatizohen për tërë jetën. Sipas një studimi të një foncacioni anglez mbi viktimat e sulmeve me acide, në Indi ushtrohen mijëra sulme të tilla në vit.

Por, Qureshi nuk hesht dhe lufton për dinjitetin e saj. Ajo me tutorë të make-upit angazhohet në Youtube kundër tregtisë së lirë të acideve në Indi. Kohëve të fundit ajo ua ka tërhequr vëmendjen disejnerëve italianë, të cilët e ftuan atë si modele në Fashion Week in New York. ks