Saturday, 19. January 2019

Reportazh

Lot, shpresë e gjak në Beninin magjik – dhe një konsullatë e çuditshme e...

Benini është një shtet afrikan me shumë kontraste – mes vudusë dhe varfërisë, pasurisë dhe kujtimit të skllavërisë.

Psikozë, protesta dhe manipulime në veri të Kosovës

Portali francez i lajmeve «Le Courrier des Balkans» shkruan se nuk ka mungesë artikujsh ushqimorë në veri të Kosovës, mallrat po hyjnë përmes rrugëve alternative dhe nga ky biznes po përfitojnë politikanët lokalë dhe «miqtë» e tyre shqiptarë.

Toka e kuqërremtë dhe krenare e Namibisë

REPORTAZH – Si shumë vende afrikane edhe Namibia ka një të kaluar me vuajtje të mëdha. Ky vend ka qenë koloni gjermane – dhe «gjurmët gjermane» vërehen kudo në Uindhuk, kryeqytetin namibian. Pavarësia e vendit më 1990 erdhi pas dekadash përpjekjeje diplomatike dhe të armatosur, dhe në kohën e ndryshimeve të mëdha demokratizuese në rrafshin ndërkombëtar. Fytyrat dhe emrat e atyre që çliruan vendin hasen kudo: në monedha, emra rrugësh e institucionesh, në libra e folklor. Siç ndodhë zakonisht në shoqëri të tilla ku rezistenca e djeshme bëhet peng i progresit të së nesërmes, vërehet një lodhje tek populli namibian i cili është gati për të hapur një kapitull të ri në historinë e tij të re.

Nga parajsa zvicerane në xhenetin e rrejshëm të «Shtetit Islamik»: rruga e dy të...

Para katër vitesh dy fëmijë shqiptarë nga Zvicra, motër e vëlla, shkuan në Siri dhe iu bashkuan organizatës terroriste «Shteti Islamik» (IS). Ata u nisën për në «parajsë», ndërsa për prindërit e tyre ky udhëtim ishte ferr i vërtetë. Tani për herë të parë janë zbuluar detaje se si u radikalizuan këta fëmijë në dy xhami dhe nga një imam shqiptar – dhe si shkoi nëna e fëmijëve në Siri me xhepa të mbushur dëng me para dhe u kthye me fëmijët në Zvicër. Nesër në Winterthur afër Zürichut fillon procesi gjyqësor kundër tyre. Një rrëfim për fëmijë të verbuar nga interpretimi radikal i fesë dhe për dy prindër të guximshëm nga Kosova.

Metropoli që shpërtheu nga rëra e shkretëtirës

Reportazh nga Dubai: Takimi me shqiptarin me origjinë nga Gjakova. Emiratet, nafta, bollëku shndritës dhe gomarët, dritat lëbyrëse dhe vetmia post-moderne.

Centët dhe rreziqet: Realiteti i hidhur i lypsarëve romë në rrugët e Kosovës

Nga Durrësi, Fieri, Tirana e Elbasani në Kosovë: Fëmijët romë nga Shqipëria detyrohen të lypin rrugëve të qyteteve kosovare, ndërkohë që as prindërit dhe as autoritetet nuk janë gati të marrin përgjegjësi për të drejtën e tyre të sigurisë, të arsimimit ose të një ardhmeje të sigurt.

Në fund të hekurudhës së Gotthardit

Të rrish në shtëpi është një gjë. Por, vetëm kush udhëton, ai vëren se caku i vërtetë i udhëtimit të tij jetësor gjendet diku në largësi. «Udhëto atje! S’dua të pyes se ku përfundon rrugëtimi!»

Tiçino – Zvicra mediterane

Tani para syve na shfaqen gështenja dhe vreshta. Fshatrat nëpër të cilat kalojnë furishëm trenat e shpejtë rrinë galiç në ultësira dhe sheshe dielli. Vetë çatitë e shtëpive tregojnë: këtu ekzistojnë tabiate të tjera!

Aventura e suksesshme e Zija Keshit në Dibër

Sprova e ish-emigrantit hap perspektivën e bimëve medicinale në Dibër.

Shtegtime në malësinë shqiptare

Refleksione kontemplative të një albanologu.
-reklamat-

Artikuj të zgjedhur

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.