Rendi fragjil i rrezikuar

Ata e paraqesin atë si një dinozaur dhe flasin për «joshjen trumpiane». Në Bosnjë Hercegovinë, ku shumica relative e popullatës është e besimit islam, sugjerimi i presidentit amerikan Trump për të mos i lejuar qytetarët e «shteteve myslimane» të hyjnë në SHBA shkakton hidhërim. Myslimanët në Bosnjë e Hercegovinë janë më shumë të orientuar nga Perëndimi – ndër të tjera për shkak të politikës amerikane nën udhëheqjen e Bill Clintonit, i cili e kishte përkrahur intervenimin e NATO-s në luftë dhe vazhdimisht përpiqej ta ruante integritetin e shtetit të Bonjë Hercegovinës. Populizmi postmodern i Donald Trumpit nuk iu pëlqen jo vetëm myslimanëve të Ballkanit. SHBA-të janë përpjekur t’i inkurajojnë vlerat liberale demokratike në të gjitha vendet: me para, fjalë dhe projekte. Në asnjë rajon tjetër në Evropë SHBA-të dhe NATO-ja nuk kanë qenë një stabilizator kaq i rëndësishëm si në Evropën juglindore pas luftërave të ’90-tave.

Mitrovicë, 2016. Foto: BalkansCat / Shutterstock



Tre vende janë sidomos fragjile, sepse në shtetësinë e tye janë të kanosuar nga brenda dhe nga jashtë. Kjo, nga njëra anë, është Maqedonia, e cila po bojkotohet nga Greqia për shkak të kontestit për emrin. Nga ana tjetër, kjo është Kosova, e cila nuk njhet nga Serbia. Dhe, së treti, kjo është Bosnjë Hercegovina, integriteti i së cilës po atakohet ditë për ditë nga udhëheqja nacionaliste e Republika Srbskës. Evropianët deri më tani e kanë përdorur më parë «soft power»-in e tyre, SHBA-të kanë qenë të njohura për kërcënimet e tyre të qarta – kur ishte enevojshme të ndërthurura me kanosje të ashpra.

Kjo politikë e përbashkët SHBA-UE tani është e rrezikuar nga Trumpi. Nga njëra anë, sepse SHBA-të nën udhëheqjen e tij do të angazhohen më pak dhe me këtë lënë një vakum, nga ana tjetër sepse Rusia nga kjo bëhet automatikisht më e fortë dhe, së treti, sepse NATO-ja në vetvete dobësohet nga Trumpi. Që nga shpërthimi i krizës së Ukrainës Rusia përpiqet ta pamundësojë zgjerimin e NATO-s në Ballkan. Integrimi i Malit të Zi në NATO është në prag – por Senati amerikan nuk e ka ratifikuar akoma marrëveshjen. Shtoji kësaj faktin që Rusia nuk e përkrah as integrimin në UE të shteteve të Evropës juglindore. Për Bonjë Hercegovinën paskësh edhe opsione të tjera, mendonte ambasadori rus në Sarajevë, Petr Ivantsov.

I njëjti ambasador shtatorin e kaluar e përkrahte e dhe referendumin antikushtetues në Republika Sërbska. Fjala ishte për ruajtjen e një dite antikushtetuese feste. Udhëheqja politike e Srbska Republikës është e orientuar pro Rusisë. UE-ja – dhe para së gjithash Gjermania – viteve të kaluara është investuar në kontrollin e presidentit të Srbska Republikës Milorad Dodik nga premieri serb Aleksandar Vuçiç. Por Vuçiçi nuk është më në gjedje për këtë. Udhëheqja e Republika Srbskës prej kohësh ia ka kthyer shpinën Perëndimit dhe nuk i përmbahet më marrëveshjes së Dejtonit. Përfaqësuesi i lartë i Bosnjë Hercegovinës, Valentin Inzko, është braktisur prej vitesh nga bashkësia ndërkombëtare – pa përkrahjen e saj ai nuk mund të vendosë sanksione.

Rrezik real ndarjeje

Shtetet e UE-së nuk ishin në gjendje t’i përkrahnin sanksionet e Perëndimit kundër Dodikut para dy javësh, protagonistin kryesor të ambicieve secesioniste të Republika Srbskës, i cili po ndjek një nacionalizëm popullor gjithnjë e më radikal. Sanksionet ishin aksioni i fundit i Obamës në Ballkan. Sepse një shkëputje e Republika Srbskës do ta destabilizonte të gjithë rajonin dhe në Bosnjë Hercegovinë do të shpiente në tensione të dhunshme – ndoshta edhe në konflikte të dhunshme.

E kuptojnë shtetet e UE-së këtë apo jo, Dodiku e ka seriozisht me secesionin. Më 2018 ai do të mbajë një referendum për ta shkëputur Republika Serbskën dhe pastaj t’ia bashkangjesë Serbisë. Për këtë flet fakti që shumica e popullsisë në Republika Srbska, një pjesë e vendit që u njoh më 1995 në Dejton, këtë ndërmarrje do ta përkrahte menjëherë. Kundër kësaj flet fakti që gjatë luftës (1992-1995) dhjetëra mijëra njerëz u përzunë nga kjo pjesë e Bosnjë Hercegovinës, apo u vranë aty, vetëm për faktin sepse kishin emra katolikë apo myslimanë. Nëse do të lejohej kjo, që Republika Srbska të bëhet e pavarur, në një farë mënyre do të «shpërbleheshin» spastrimet etnike.

Ajo që do të ndodhë në Ballkan vitet e ardhshme, varet edhe nga ajo se kush do të bëjë pjesë në pëshpëritësit e presidentit Trump. Sepse mu për shkak se mënyra trumpiane e politikës e dobëson diplomacinë, lobiistët po bëhen shumë të pushtetshëm. Vendimtar do të jetë edhe ministri i ri i Jashtëm, John Heffern, i cili është kompetent për Evropën. Nga administrata e re amerikane ka sinjale se nuk do të lejojë ndryshime të reja të kufinjve në Ballkan. Kështu ministri amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, së fundmi u shpreh për atë se Kosova duhet të ngrisë një ushtri të veten. Të premten sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e vizitoi shtetin i cili më 2008 u shpall i pavarur me ndihmën e SHBA-ve dhe të UE-së. Mattis së fundmi u shpreh edhe për atë që trupat e KFOR-it duhet të qëndrojnë në Kosovë për aq kohë sa shteti nuk mund të mrohet vetë, për ta ruajtur stabilitetin. Për momentin në Kosovë janë edhe rreth 650 ushtarë amerikanë.

Vendimtare për stabilitetin në Kosovë është një qëndrim pozitiv dhe fqinjësor i shtetit fqinj, Serbisë. Specialisti i Ballkanit nga qendra e UE-së CIFE në Nicë, Tobias Flessenkemper, mendon që «karta ruse», të cilën Beogradi e mbante vazhdimisht në dorë, në konstelacionin e ri gjeopolitik «ka fituar një vlerë më të lartë». Afërsia e Trumpit me regjimin e Putinit është e orientuar edhe kundër aksit të deritanishëm euroatlantik. Premieri serb Aleksandër Vuçiç – në të cilin janë investuar viteve të kaluara UE-ja dhe Gjermania – në muajt e kaluar ka treguar që ai mund edhe të provokojë dhe nuk do ta luajë patjetër «spirancën e stabilitetit», të cilën e presin evropianët nga ai.

Kështu nuk kishte vetëm një stërvitje ushtarake ruso-serbe në fillim të nëntorit, e cila u quajt «Vëllazëria sllave», për më tepër Rusia i dhuroi Serbisë gjashtë aeroplanë ushtarakë MIG-29, 30 tanke dhe 20 automjete të tjera ushtarake. Në Sarajevë «stërvitjen anti-terror» të policisë së Serbisë dhe Republika Srbskës e panë me merak që në gusht. Stërvitja policore u zhvillua në kufirin e lumit Drina, i cili ka një domethënie të lartë simbolike. Drina nga disa nacionalistë shihet si «shtylla e Serbisë». Ajo pra duhet të qëndrojë në mes të «Serbisë së Madhe».

Toni bëhet i vrazhdë

Provokimet vazhdojnë. Në dhjetor serbët e Kosovës kishin ngritur një mur në urën mbi Ibër në Mitrovicë, e cila e lidh jugun me veriun.  Në mes të janarit Serbia dëgoi një tren propagandistik, i cili mbane mbishkrimin «Kosova është Serbi» në 21 gjuhë. Vuçiçi vërtet e ndaloi trenin para kufirit me Kosovën, por më pas pretendonte se qeveria në Prishtinë dëshiroka të përgatisë një luftë. Toni i tij ndaj Kosovës bëhet gjithnjë më i vrazhdë. Veriu i Kosovës, i banuar kryesisht me serbë, në bazë të marrëveshjeve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës vërtet duhej të integrohej në strukturat shtetërore të Kosovës. Tani përsëri po ushqehet përfytyrimi se përgjat Ibrit duhet të tërhiqet një kufi i ri.

Ibri e ndan veriun e Kosovës nga pjesa tjetër e vendit. Para disa javëve, mbi bazën e një fletarresti serb, u burgos në Francë ish kryeministri kosovar Ramush Haradinaj, edhe pse fletarrestet serbe të Interpolit lidhur me krimet e luftës nga 2009-ta nuk duhet të implementohen më. Ato janë gjykuar nga gjykata britanike si «të motivuara politikisht». Ndërkohë edhe në Partinë Popullore Evropiane kanë filluar ta kuptojnë se për çfarë lojërash është në gjendje Vuçiçi. Brenda CDU-së ka njerëz, të cilët tani më paralajmërojnë nga ai.

Me erën Trump bien edhe ambiciet moralo-etike të kooperimit të deritanishëm euroatlantik në Ballkan. SHBA-të në udhëheqjen e Trumpit do të japin më pak para për projektet e demokratizimit në rajon – apo edhe për kauza, të cilat nuk janë të tilla për Trumpin: Përkrahja e grave apo të pakicave gjinore. Në korrik fillon viti i ri buxhetor në SHBA dhe në Ballkan shoqëria civile do ta ndjejë administratën e re amrikane. Kush nuk përshtatet për konceptin, nuk do të përkrahet më tutje.

Çështje të hapura kufitare

Luftërat në ish Jugosllavi (1991-1999) kanë lënë shtatë shtete të pavarura dhe shumë çështje të hapura kufitare. Më të rëndësishmet: Anëtarët e UE-së, Sllovenia dhe Kroacia, grinden në gjirin e Piranit të Istrës në veri të Adriatikut lidhur me vijën kufitare. Një gjykatë ndërkombëtare arbitrazhi vitin e kaluar dështoi. Kroacia dhe Serbia grinden për Danubin. Hokatarët në një zonë të kontestuar e kanë krijuar shtetin fiktiv «Liberland». Serbët në Bosnjë e Hercegovinë dëshirojnë ta shkëputin gjysmën e vendit dhe t’ia bashkangjesin «vendit amë», Serbisë. Kroatët e Bosnjës kërkojnë një pjesë sa më të gjërë të pavarur, e cila afatgjatë do të bashkohej me vendin amë fqinj, Kroacinë. Kroacia dhe vendi kandidat për në UE, Mali i Zi janë në konflikt për gjysmëishullin Prevlaka në hyrje të gjirit të Kotorit në jug të Adriatikut. Rreth 100’000 mijë shqiptarë në jug të Serbisë dëshirojnë t’i bashkangjiten Kosovës. 50’000 serbë në veri të Kosovës kërkojnë gjithnjë e më shumë afri me Serbinë. Reth gjysma e 620’000 banorëve të Malit të Zi janë sërbe dhe dëshirojnë t’i bashkangjiten vendit të madh fqinj. Çështja e pazgjidhur shqiptare: Shqiptarët jetojnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi.

(weser-kurier.de) ks